Libri Rijadus Salihin

Kategoria SHPRESA (ERR-RREXH’A)

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Thuaj: “O njerëzit e mi që keni bërë gabim ndaj vetes, mos e këputni shpresën te mëshira e All-llahut! All-llahu, me siguri do t’ua falë të gjitha mëkatet; Ai, njëmend, fal shumë dhe është i Mëshirshëm.”

(ez-Zumer, 53)

.”..A dënojmë Ne dikë tjetër përveç jobesimtarit?”

(Sebe’e, 17)

.”..Neve na shpallet se dënimi pa dyshim do ta godasë atë që gënjen dhe shmanget (nga e vërteta).”

(Tâ Hâ, 48)

Dhe thotë:

.”..Kurse mëshira Ime ngërthen çdo send.”

(el-A’raf, 156)

Hadithi 418 Transmetohet nga Ebu Dherri r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “All-llahu i Madhëruar thotë: “Kush vjen me një vepër të mire, do të ketë shpërblim për të dhjetëfish e më tepër, kurse kush vjen me një vepër të keqe, do të ketë dënim vetëm sa një vepër, ose do ta fal. Kush më afrohet për një pëllëmbë, Unë i afro-hem për një kut; kush më afrohet një kut, Unë i afrohem atij një pash. Kurse kush më vjen duke ecur, Unë i shkoj atij duke vrapuar. Kush më takon Mua me mëkate sa madhësia e Tokës por nuk më shoqëron asgjë, do ta takoj Unë ate me po aq falje (magfiret).” Share

(Transmetom Muslimi)

Hadithi 419 Transmetohet nga Xhabiri r.a. që ka thënë “Erdhi një beduin te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe tha: “O i Dërguari i All-llahut, cilat janë dy veprat obliguese (që tërheqin pas shpërblim apo dënim në botën tjetër)?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Kush vdes duke mos i shoqëruar All-llahut asgjë, do të hyjë në Xhenet. Dhe kush vdes duke i shoqë-ruar All-llahut diçka, do të hyjë në Xhehenem.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 420 Transmetohet nga Enesi r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u nis (për rrugë), kurse Muadhi i kishte hipur (devesë - kalit) pas shpinës së Pejgamberit, e ai i tha: “O Muadh!” (Muadhi) Tha: “Si urdhëron, o i Dërguari i All-llahut (Lebbejke ve sa’dejke)!” (Pejgamberi) Tha: “O Muadh!” Tha: “Si urdhëron, o i Dërguari i All-llahut” - tri herë - (Pejgamberi) Tha: “Nuk ka asnjë njeri (rob) i cili dëshmon me zemër të sinqertë që nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe që Muhammedi është robi dhe i Dërguari i Tij, e që të mos ia ketë ndaluar All-llahu atij Xhehenemin.” (Muadhi) Tha: “O i Dërguari i All-llahut, a t’ua kumtoj këtë njerëzve që të gëzohen?” Tha: “Atë-herë, do t'i mbështeten.” Muadhi këtë e kumtoi pak para vdekjes, nga frika se do të bëjë mëkat për fshehjen e një diturie.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 421 Transmetohet nga Ebu Hurejra ose Ebu Se’id el-Hudrij r.a. (dyshon transmetuesi se cili prej këtyre të dyve: “Pasi u zhvillua beteja në Tebuk, i kaploi njerëzit uria, prandaj erdhën te Pejgam-beri dhe thanë: “O i Dërguari i All-llahut, a na lejon t’i therim de-vetë tona e të ushqehemi me to dhe të lyhemi (me yndyrën e tyre për shkak të vapës)? I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u tha: “Bëjeni.” Pastaj erdhi Umeri r.a. dhe tha: “O i Dërguari i All-llahut, nëse e bën (lejon) këtë, do të na pakësohen devetë (dhe do të dobësohe-mi), por bëju thirrje që ta grumbullojnë pjesën e mbetur të ushqi-mit, pastaj lute All-llahun që ta begatojë, ndoshta All-llahu do ta bëjë atë të begatshëm.” Atëherë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Mirë” pastaj kërkoi një qilim lëkurë, të cilin e shtroi. Pastaj kërkoi që t’ia sjellin ushqimet që u kanë mbetur. Kështu, një njeri solli një grusht bukë misri, një tjetër solli një grusht hurma, kurse një tjetër grimca (të bukës) dhe kur të gjitha këto i tubuan në shtrojen e lëkurës, e gjithë kjo ishte një sasi e vogël ushqimi. Atëherë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem bëri një lutje (dua) për bereqet, e pastaj tha: “Merrni ushqim në enët tuaja.” Dhe (njerë-zit) morën ushqim në enët e tyre ashtu që nuk lanë asnjë enë të ushtrisë pa e mbushur me ushqim. Hëngrën derisa u ngopën dhe në fund prapë mbeti ushqim. Atëherë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut dhe se unë jam i Dërguar i All-llahut. Nuk e takon All-llahu asnjë rob që i vjen me këto dyja (me shehadet), duke mos pasur kurrfarë dyshimi, e të jetë i penguar nga Xheneti.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 422 Transmetohet nga ‘Itban ibn Maliku r.a. i cili ishte pjesëmarrës në betejën e Bedrit, se ka thënë: “Folësha me popullin tim Beni Sa-lim. Mua dhe ata na ndante një luginë. Kur binin shira (të mëdha) mua më bëhej vështirë të kaloja (deri) te xhamia e tyre, andaj erdha tek i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe i thashë: “Më është dobësuar të pamurit, kurse lugina e cila gjendet midis meje dhe popullit tim vërshohet kur bien shira dhe më vështirësohet kalimi i saj, andaj do të dëshiroja që të vish e të falesh në një vend në shtëpinë time, të cilën unë do ta bëja faltore.” I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i tha: “Do ta bëj këtë.” Të nesërmen më erdhi i Dërguari i All-llahut me Ebu Bekrin r.a., pasi që kaloi dita. I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. para derës kërkoi leje (për hyrje), unë i dhashë leje, e pasi hyri ende pa u ulur tha: “Ku dëshiron të falem në shtëpinë tënde?” Unë i tregova vendin ku dëshiroja të falet. I Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. aty qëndroi në këmbë, mori tekbir, kurse ne pas tij u radhitëm (në saf), ku ai i fali dy rekate. Pastaj dha selam e edhe ne pas tij. E mbajta në shtëpi për drake, të cilën ia përgatitëm nga mielli i fërguar me dhjam. Kur dëgjuan të afërmit, vendësit, fqinjët se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ndodhet në shtë-pinë time, u tubuan burrat, saqë u mbush shtëpia plot. Një njeri tha: “Ç’bëri Maliku, nuk po e shoh: “Një tjetër tha: “Ai është dyfy-tyrësh, nuk e don All-llahun e as të Dërguarin e Tij!” I Dërguari i All-llahut tha: “Mos thuaj ashtu, a nuk e sheh se ka thënë La ilahe il-lall-llah, duke dëshiruar me të kënaqësinë e All-llahut?” Ai njeriu i tha: “All-llahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, mirëpo sa na përket neve, pasha All-llahun, ne nuk e shohim dashurinë e tij, as të folurit e tij përveç se te munafikët!” Atëherë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Vërtet, All-llahu ia ka ndaluar zjarrit (Xhehe-nemit) atë që thotë: La ilahe il-lall-llah, me të cilën dëshiron të arrijë kënaqësinë e All-llahut.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 425 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “All-llahu e ka ndarë mëshirën e Tij në njëqind pjesë. Nëntëdhjetë e nëntë i ka mbajtur për Vete, kurse vetëm një pjesë e ka lëshuar në Tokë. Nga ajo pjesë të gjitha krijesat mëshirohen mes veti, saqë edhe kafsha e ngre thundrën (këmbën) nga i vogli i saj nga frika se mos e lën-don.” Kurse, sipas një transmetimi tjetër: “Vërtet All-llahu i ka njëqind mëshira (rahmete), dhe vetëm një prej tyre e ka lëshuar në mes xhinëve, njerëzve, kafshëve dhe insekteve. Me atë një mëshirë duhet në mes veti duhen dhe mëshirohen dhe me të egër-sira e do të voglin e saj. Kurse nëntëdhjetë e nëntë mëshirat e tjera All-llahu i ka lënë për mëshirë ndaj robërve të Tij në Ditën e Gjykimit.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 426 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., duke rrëfyer nga Krijuesi i tij i Madhëruar, ka thënë: “Një rob bën një mëkat dhe thotë: “O All-llahu im, ma fal mëkatin tim” kurse All-llahu i Madhëruar do të thotë: “Robi im ka bërë një mëkat dhe e ka ditur se e ka Krijuesin i cili e fal mëkatin, por edhe dënon për të.” Pastaj kthehet dhe përsëri bën mëkat, e pastaj thotë: “O Zot, ma fal mua mëkatin”, kurse All-llahu xh.sh. thotë: “Robi im bëri një mëkat, por e di se ka Krijuesin që e fal mëkatin, por edhe dënon për të.” Pastaj kthehet dhe përsëri bën mëkat, dhe prapë thotë: “O Zot, ma fal mua mëkatin”, kurse i Lartmadhërishmi thotë: “Robi im bëri një mëkat, por e di se ka Krijuesin i cili e fal mëkatin, por edhe dënon për të. Unë tashmë, e kam falur robin tim, le të veprojë ç’të dojë!” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 427 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Pasha Atë, në dorën e të cilit gjendet shpirti im, sikur ju të mos bënit mëkat, do t’ju zhdukte All-llahu dhe do të sillte një popull që bën mëkate, pastaj kërkon falje dhe All-llahu i Madhëruar i fal.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 428 Transmetohet nga Ebu Ejjub Halid ibn Zejdi r.a. se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Sikur ju të mos bënit mëkate, All-llahu do të krijonte krijesa që do të gabonin, e pastaj kërkojnë falje (bëjnë istigfar) dhe do të fallen.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 431 Transmetohet nga Muadh ibn Xhebeli r.a. se ka thënë: “Kisha i hipur në gomar pas Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. kur më tha: “O Muadh, a e di cila është e drejta e All-llahut ndaj robërve të Tij, dhe çka është e drejta e robërve ndaj All-llahut?” Thashë: “All-llahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Tha: “Vërtet, e drejta e All-llahut ndaj robërve është që ata ta adhurojnë dhe mos t’i shoqërojnë asgjë, kurse e drejta e robërve ndaj All-llahut është që mos t’i dëno-jë ata që nuk i shoqërojnë asgjë.” Thashë: “O i Dërguari i All-llahut, a t’i përgëzoj njerëzit?” Tha: “Mos i përgëzo, që të mos mbështeten në të.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 432 Transmetohet nga el-Bera’ ibn ‘Azibi r.a. se Pejgamberi s.a. v.s. ka thënë: “Muslimani, kur të pyetet në varr, do të dëshmojë se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Tij.” Këtë e vërtetojnë Fjalët e All-llahut: “All-llahu do t’i forcojë besimtarët me fjalë të forta edhe në këtë edhe në atë botë.” (Ibrahim, 27) Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 433 Transmetohet nga Enesi r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Vërtet kur jobesimtari e bën një bamirësi, ai do të shpërb-lehet për të me furnizim (kënaqësi) të kësaj bote, kurse besimta-rit, All-llahu ia deponon shpërblimet për ahiret, kurse për këtë botë i jep furnizim sipas dëgjueshmërisë së tij.” Në një trans-metim tjetër thuhet: “Vërtet All-llahu nuk e dëmton një besimtar për një bamirësi, i jep për të në këtë botë, por e shpërblen edhe në botën tjetër (ahiret). Kurse jobesimtari (kafiri) për bamirësinë e tij që e bën për All-llahun e Madhëruar shpërblehet me furnizim në këtë botë - ndaj kur të shkojë në botën tjetër nuk do të ketë asnjë bamirësi që të shpërblehet.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 434 Transmetohet nga Xhabiri r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Shembulli i pesë namazeve është si shembulli i një lumi që rrjedh shumë para derës së ndonjërit prej jush, në të cilin pastrohet çdo ditë nga pesë here.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 436 Transmetohet nga Ibni Mes’udi r.a. se ka thënë: “Ishim me të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. afër dyzet veta në një kuba (shtëpi arabe e vogël, e rrumbullakët nga tenda) kur tha: “A jeni të kënaqur që të jeni një e katërta e xhenetlive?” Thamë: “Po.” Tha: “A jeni të kënaqur që të jeni një e treta e xhenetlive?” Thamë: “Po.” Tha: “Pasha Atë, në dorën e të cilit gjendet shpirti i Muhammedit, unë me siguri shpresoj që ju do të jeni gjysma e xhenetlive. Ngase në Xhenet nuk do të hyjë askush përveç atij që është musliman. Ju sot, kundrejt idhujtarëve, jeni sikurse qimja e bardhë në lëkurën e mëzatit të zi, ose sikurse qimja e zezë në lëkurën e mëzatit të kuq.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 443 Transmetohet nga Ebu Nexhih Amr ibn Abese es-Sulemiji r.a. se ka thënë: “Kurse unë isha në xhahilijet (periudha paraislame) konsideroja se njerëzit janë në lajthitje dhe nuk janë asgjë, sepse ata adhuronin idhujt. Kur dëgjova për një njeri në Meke, i cili kumton lajme i hipa devesë dhe shkova tek ai. Ai njeri ishte i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., që fshehej nga populli i vet, të cilët e ndiqnin dhe mundonin. Andaj, unë, duke u fshehur hyra tek ai në Mekke dhe i thashë: “Kush je ti?” Tha: “Unë jam Pejgamber (nebijjun).” I thashë: “E ç’është pejgamberi?” Tha: “Mua më ka dërguar All-llahu.” I thashë: “Me çka të ka dërguar?” Tha: “Më ka dërguar që të predikoj mbajtjen e lidhjeve familjare, thyerjen e idhujve dhe të njësohet All-llahu pa i shoqëruar asgjë.” Thashë: “Kush është me ty në këtë rrugë?” Tha: “I liri dhe robi.” Me të ishte Ebu Bekri dhe Bilali r.a. I thashë: “Unë, vërtet, do të pasoj ty.” Tha: “Ti, vërtet, tani kurrë nuk do të mundesh, a nuk po e sheh gjendjen time dhe të njerëzve të mi? Por, kthehu në shtëpi, dhe kur të dëgjosh se kam dalë publikisht, atëherë eja.” Transmetuesi vazhdon: Tha: “Pastaj shkova në shtëpi, kurse i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. erdhi në Medine, dhe unë duke qenë tek familja ime, fillova të pyes për lajme. I pyesja njerëzit që vinin nga Medina, derisa erdhi një grup prej medinasve që dhe u thashë: “Çfarë po bën ai njeriu që erdhi në Medine?” Thanë: “Njerëzit nxitojnë tek ai nga të gjitha anët, kurse populli i tij dëshiroi ta likuidojë, por nuk ia arritën.” Pastaj unë shkova në Medine, hyra tek ai dhe i thashë: “O i Dërguari i All-llahut, a po më njeh?” Tha: “Po, ti je ai që je takuar me mua në Meke” (Transmetuesi thotë:) I thashë: “O i Dërguari i All-llahut, më njofto nga ajo që të ka mësuar All-llahu, e që unë nuk e di. Më thuaj diçka për namazin.” Tha: “Fale namazin e sabahut, pastaj prit mos fal namaz (nafile) derisa të lindë dielli dhe të ngrihet lart sa një shtizë. Kur lind dielli, lind në mes dy brirëve të djallit (dy yje kundrejt yllit Sqap - astr.) dhe atëherë atij (diellit) i bëjnë sexhde jobesimtarët. Pastaj fal një namaz, se vërtet ai namaz është publik dhe i arritshëm, derisa të bëhet hija e shtizës sa shtiza. Kur të shkurtohet hija maksimalisht, atëherë ndërpreje namazin ose mos fal namaz, sepse atëherë merr flakë Xhehenemi. Kur të zgjatet hija, atëherë falu, sepse vërtet ai namaz është publik dhe i arritshëm derisa të falet ikindia, pastaj prapë ndër-preje faljen e namazit, derisa të perëndojë dielli, sepse ai perën-don në mes dy brirëve të djallit (koha e djallit) dhe atëherë atij i bëjnë sexhde jobesimtarët.” (Transmetuesi më tutje vazhdon) I thashë Pejgamberit: “O Pejgamber i All-llahut, më fol mua për abdestin” Tha: “Cilido prej jush që bën përgatitje për abdest, pastaj e shpërlan gojën dhe hundën deri në thellësi, atëherë i bien mëkatet e fytyrës, të gojës dhe hundës së tij. Pastaj, kur ta lajë fytyrën e tij ashtu siç e ka urdhëruar All-llahu xh.sh., atëherë i bien mëkatet e fytyrës nëpër mjekrën e tij bashkë me ujin. Pastaj i lan duart deri mbi bërryla, atëherë i bien mëkatet e duarve bashkë me ujin nga majat e gishtave. Pastaj, kur e fërkon kokën (me dorë të lagur), atëherë i bien mëkatet e kokës bashkë me ujin nëpër majën e flokëve. Pastaj, kur lan këmbët deri tek zogu i këmbës, atëherë i bien mëkatet e këmbëve bashkë me ujin nga majat e gishtave. Pastaj, nëse ai ngrihet dhe falet, i shpreh lavdi All-llahut të Madhëruar, e falënderon dhe lavedron ashtu siç e meriton dhe e zbraz zemrën e tij për All-llahun xh.sh., do të lirohet prej mëkateve të tij ashtu siç ka qenë kur e ka lindur nëna e tij.” Kur ia rrëfen Amr ibn Abeseja (transmetuesi) këtë hadith Ebu Umamës, që ishte sahabij i të Dërguarit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., Ebu Umame i tha: “O Amr ibn Abese, shiko ç’po flet në një vend që ta ka mundësuar ky njeri?” Atëherë Amri i tha: “O Ebu Umame, unë jam i moshuar me vjet, dhe eshtrat më janë dobësuar, edhe exheli më është afruar, dhe unë nuk kam nevojë të gënjej për All-llahun e Madhëruar e as për të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Po ta kisha dëgjuar këtë prej të Dërguarit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. vetëm një herë, apo vetëm dy herë, apo vetëm tri herë dhe numëroi deri në shtatë herë, nuk do të flisja kurrë, por unë e kam dëgjuar atë edhe më tepër se aq.” Share

(Transmeton Muslimi)