Libri Rijadus Salihin

Kategoria SHPREHJE LAVDËRIMI PËR TË VDEKURIN

Hadithi 957 Enesi r.a. thotë: “Disa njerëz bartnin një xhenaze dhe folën mirë për të. Atëherë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Ashtu duhet të jetë!” Pastaj sollën një xhenaze tjetër dhe njerëzit folën keq për të. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Ashtu duhet të jetë!” Atëherë Umer ibnul Hattabi r.a. pyeti: “Çka duhet të jetë ashtu?” Pejgamberi s.a. v.s. u përgjigj: “Për të parin folët mirë dhe duhet të shkojë në Xhenet. Ndërsa, për të dytin folët keq dhe duhet të shkojë në Xhehenem. Ju jeni dëshmitarë të All-llahut në tokë.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 958 Ebul Esvedi thotë: “Erdha në Medine dhe u ula ke Umer ibnul Hattabi r.a. ndërsa njerëzit bartnin një xhenaze. Të pranishmit folën mirë për të vdekurin. Umeri tha: “Ashtu duhet të jetë!” Më vonë kaloi një xhenaze tjetër dhe u fol mirë edhe për të. Umeri prapë tha: “Ashtu duhet të jetë!” Pastaj kaloi një xhenaze e tretë dhe u fol keq për të. Atëherë Umeri tha: “Ashtu duhet të jetë!” Ebul Esvedi thotë: “Atëherë pyeta: ‘Çka duhet të jetë ashtu, o prijës i besimtarëve?’ H. Umeri tha: “Unë fola ashtu siç ka folur i Dërguari i All-llahut, e ai ka thënë: ‘për cilindo musliman dëshmojnë katër vetë se është i mirë, All-llahu atë do ta çojë në Xhenet.’ Ne atëherë thamë: ‘E tre?’ Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u përgjigj: ‘Edhe tre!’ Ne pastaj shtuam: ‘E dy?’ Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u përgjigj: ‘Edhe dy!’ Pastaj më nuk e kemi pyetur vetëm për një dëshmitar.” Share

(Transmeton Buhariu)