Libri Rijadus Salihin

Kategoria SADAKA PËR TË VDEKURIN DHE LUTJA PËR TË

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Edhe ata, të cilët kanë ardhur pas tyre, thonë: ‘O Zoti ynë! Na e fal neve dhe vëllezërve tanë që na kanë prirë në besim.”

(el-Hashr:10)

Hadithi 955 Aishja r.a. tregon se një njeri i ka thënë Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Vërtet, nëna ime ka ndërruar jetë dhe kam parë se, sikur të mundej të fliste, do të më urdhëronte të jap sadaka (lëmoshë) për të. A ka dobi nëse unë jap sadaka për të?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u përgjigj: “Po!” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 956 Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur vdes njeriu, puna e tij ndërpritet, përveç tri gjërave: sadakasë së përhershme (hajratit), nga dituria prej së cilës kanë dobi të tjerët ose nga pasardhësi i mirë, i cili lutet për të vdekurin.” Share

(Transmeton Muslimi)