Libri Rijadus Salihin
Kategoria PËR RUAJTJEN E SEKRETIT
All-llahu i Madhëruar thotë:
“Dhe përmbushni obligimet, sepse obligimet me siguri kanë përgjegjësi.”
(el-Isra:34)
Hadithi 690 Nga Ebu Seid El-Hudriu r.a. tregohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Vërtet njeriu më i keq tek All-llahu në Ditën e Gjykimit është ai që i zbulon fshehtësitë e gruas së vet, e pastaj ajo të tijat, dhe pastaj përhapen fshehtësitë.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 692 Nga Aishja r.a. thuhet: “Një ditë ishim ne, gratë e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., tek ai, kur u duk Fatimeja r.a., që ecte plotësisht ashtu si ecte Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Kur e pa Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i dëshiroi mirëseardhje dhe tha: “Mirë se erdhe bija ime!” e pastaj ia bëri një vend dhe e uli pranë vetes në anën e djathtë apo të majtë, e pastaj i tregoi diçka fshehtas dhe ajo qau shumë. Kur Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e pa dëshpërimin e saj të madh, për të dytën here, përsëri fsheh-tas, i tha diçka e pastaj ajo u gëzua dhe qeshi. Unë pastaj i thashë: “Ty të zgjodhi Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. në mesin tonë dhe të tregoi ndonjë fshehtësi!”, dhe e pyeta: “Ç’të tha Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.?” Ajo m'u përgjigj: “Nuk mund t’i zbuloj fshehtësitë e të Dërguarit të All-llahut.” Dhe pasi që Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. kishte ndërruar jetë, i thashë Fatimesë: “Të betohem në hakun tim që ke ti, që të më thuash tani se ç’të ka thënë i Dërguari i All-llahut atëherë kur nuk dëshirove të më tregosh, pra më thuaj tani.” H. Fatimeja më tha: “Po. Tani mund të të tregoj. Sa i përket herës së parë, kur më tregoi fshehtazi, më tha: “Për çdo vit Xhibrili një herë ose dy herë së bashku me të e lexon Kur’anin dhe në këtë moment dy herë më ka propozuar, unë mendoj se vdekja ime më është afruar, por ti ki frikë All-llahun dhe ki durim. Vërtet unë për ty jam paraardhës i mrekullueshëm.” Për këtë unë kam qarë, ashtu si më ke vërejtur. Por, kur Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e pa dëshpërimin tim të madh, atëherë për të dytën herë më pëshpëriti (më foli në vesh) dhe më tha: “O Fatime, a nuk je e kënaqur të jesh prijëse (zonjë) e të gjitha grave besimtare, apo prijëse e grave të këtij umeti?” Atëherë kam qeshur dhe jam gëzuar ashtu si më ke vërejtur vetë.”
(Muttefekun alejhi)