Libri Rijadus Salihin
Kategoria RUAJTJA E VEPRAVE (FETARE)
All-llahu i Madhërishëm thotë:
“A nuk është koha që besimtarëve t’u zbuten zemrat kur përmendet All-llahu dhe çka ka zbritur nga e vërteta (Kur’ani), e të mos bëhen sikur ata të cilëve qysh më herët u është dhënë Libri. Atyre u është zgja-tur koha, andaj zemrat e tyre janë bërë të ashpra.”
(el-Hadid, 16)
“Pastaj, vazhduam gjurmët e tyre me pejgamberët tanë, pasuam me Isanë, të birin e Merjemes, dhe atij i kemi dhënë Inxhilin, kurse në zemrat e pasardhësve të tij kemi derdhur butësi dhe mëshirë, kurse murgësinë e kanë shpifur vetë, nuk ua kemi caktuar Ne, vetëm për të arritur kënaqësinë e All-llahut. Mirëpo, ata nuk kujdesen për këtë si duhet.”
(el-Hadid, 27)
“Dhe mos u bëni si ajo e cila e këputi pëlhurën e vet pas një qëndrese të fortë.”
(en-Nahl, 92)
“Dhe adhuro Zotin tënd sa të jesh gjallë!”
(el-Hixhr, 99)