Libri Rijadus Salihin
Kategoria RRETH ÇËSHTJEVE TË AGJËRIMIT
Hadithi 1250 Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush harron dhe ha ose pi, mos ta ndërprejë, por ta vazhdojë agjërimin, sepse atë All-llahu xh.sh. e ka gostit me ush-qim dhe ujë.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1251 Lekit ibni Sabire r.a. thotë: “Unë i kam thënë: ‘O i Dërguari i All-llahut, më thuaj diçka për abdestin!’ Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u përgjigj: “Merr abdest sipas rregullit, fërkoj gishtat në mes mirë, laje hundën deri në thellësi, përveç atëherë kur je agjërueshëm!”
(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thonë: hadith hasen sahih)
Hadithi 1252 Aishja r.anha thotë: “Të Dërguarin e All-llahut e zinte agimi, e ai ishte xhunub (i obliguar të lahej), pastaj lahej dhe agjëronte.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1253 Aishja dhe Ummi Selema r.anhuma kanë thënë: “E zinte agimi të Dërguarin e All-llahut xhunub, pa parë ëndërr, pastaj agjëron-te.”
(Muttefekun alejhi)