Libri Rijadus Salihin

Kategoria RESPEKTI NDAJ FAMILJES SË TË DËRGUARIT TË ALL-LLAHUT SAL-LALL-LLAHU ALEJHI VE SEL-LEM. DHE SQARIMI I VLERËS SË TYRE

All-llahu i Madhëruar thotë:

.”..All-llahu, me të vërtetë, dëshiron që nga ju - o familja e Pejgamberit, - t'i largojë mëkatet dhe t’ju pastrojë plotësisht.”

(el-Ahzab, 33),

Dhe thotë:

.”..E kush madhëron dispozitat e All-llahut, ajo është shenjë e zemrës fisnike.”

(el-Haxhxh, 32)

Hadithi 350 Transmetohet nga Jezid Hajjani se ka thënë: “U nisëm unë, Husajn ibn Sebre dhe Amr ibn Muslimi për te Zejd ibn Erkami r.a. dhe pasi u ulëm, i tha atij Husajni: “O Zejd, ti ke arritur shumë të mira; e ke parë të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., i ke dëgjuar fjalët e tij, ke luftuar bashkë me të dhe je falur pas tij. Ti, vërtet o Zejd, ke përjetuar shumë të mira, andaj na thuaj diçka nga ajo që ke dëgjuar nga i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.?” Tha: “O djali i vëllait, pasha All-llahun, tashmë jam plakur, ka kaluar koha ime, diçka edhe kam harruar nga ajo që mbaja në mend nga i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., andaj atë që jua them, pranojeni, kurse për atë që nuk jua them, mos më obligoni”, e pastaj tha: “Një ditë, u ngrit i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe na mbajti një fjalim te një ujë që quhet “Humma” në mes të Mekes dhe Medines. Aty ai e falënderoi dhe lavdëroi All-llahun, pastaj këshilloi dhe tërhoqi vërejtje e pastaj tha: “O njerëz, kujdes, vërtet unë jam njeri, është afruar që të vijë i dërguari i Krijuesit tim dhe unë do t’i përgjigjem, andaj po ua lë dy gjëra madhështore: e para është Libri i All-llahut, në të cilin gjendet udhëzimi dhe drita, andaj merreni Librin e All-llahut dhe përmbajuni atij.” Nxiti dhe inkurajoi për Librin e All-llahut e pastaj tha: “Dhe familja ime; ua përkujtoj (ua tërheq vërejtjen) All-llahun për familjen time, ua përkujtoj All-llahun për familjen time!” Atëherë Husajni i tha: “E kush janë familja e tij, o Zejd? A nuk janë gratë e tij prej familjes së tij?” (Zejdi) tha: “Gratë e tij janë prej familjes së tij, por edhe të gjithë ata të cilëve u është ndaluar marrja e sadakasë pas tij janë të familjes së tij.” Tha: “E kush janë ata?” (Zejdi) Tha: “Ata janë familja e Aliut, fami-lja e Akilit, familja e Xhaferit dhe familja e Abbasit.” Tha: “Të gjithë këtyre u është e ndaluar marrja e sadakas?” Tha: “Po.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 351 Transmetohet nga Ibni Umeri r.a. e ky nga Ebu Bekër es-Siddiku r.a. se ka thënë: “Kujdesuni për Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. në fami-ljen e tij.” Share

(Transmeton Buhariu)