Libri Rijadus Salihin

Kategoria RËNDËSIA - VLERA E SHPRESËS

All-llahu i Madhëruar, duke lajmëruar për robin e mirë thotë:

.”.. Kurse unë çështjen time ia lë All-llahut. All-llahu, me të vërtetë i sheh njerëzit, dhe All-llahu e ruajti nga të këqijat dhe kurthat e tyre.”

(Gafir, 44-45)

Hadithi 446 Transmetohet nga Xhabir ibn Abdull-llahu r.a. se ai e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tri ditë para se të vdesë duke thënë: “Le të mos e gjejë vdekja asnjërin prej jush, e të mos ketë për All-llahun e Madhëruar mendim të mirë (shpresë).” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 447 Transmetohet nga Enesi r.a. se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “All-llahu i Madhëruar thotë: “O biri i Ademit, derisa të më thërrasësh dhe të kërkosh ndihmë nga Unë, do të fal çka ke vepruar. O biri i Ademit, qofshin mëkatet e tua deri te vranësirat e qiellit dhe nëse kërkon falje nga Unë, do të të fal ty. O biri i Ademit, nëse tek Unë vjen me mëkatet më të mëdha gati sikur toka, pastaj më drejtohesh, duke mos më shoqëruar asgjë, do të vijë unë ty me falje po aq të madhe.” Share

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se hadithi është hasen)