Libri Rijadus Salihin

Kategoria RËNDËSIA E SHKUARJES NË XHAMI

Hadithi 1060 Ebu Hurejra thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush zgjohet herët dhe shkon në xhami, All-llahu do t’i përgatisë atij banesa në Xhenet, çdo herë që zgjohet herët dhe kur bie vonë.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1061 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush pastrohet në shtëpinë e vet, e pastaj shkon në një shtëpi prej shtëpive të All-llahut (xhami), për ta kryer njërin prej farzeve të All-llahut, për çdo hap që bën i shlyhet një mëkat, ndërsa hapi pas tij ia lartëson gradën.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1062 Ubejj ibnu Ka’bi tregon se ishte njëri prej Ensarëve, e nuk e di se ndokush ishte më larg se ai prej xhamisë e kishte shtëpinë shumë larg xhamisë, por ai nuk e linte asnjë kohë të namazit pa e falur në xhami. Njerëzit i thonin: “Sikur ta kishe blerë një gomar me të cilin do të udhëtoje deri në xhami dhe anasjelltas, gjatë natës dhe në kohën kur bën vapë e madhe.” Ai u tha: “Unë nuk dëshiroj që shtëpia ime të jetë afër xhamisë, unë dëshiroj që të më shkruhet udhëtimi im në xhami, si dhe të më shkruhet udhëtimi im kur të kthehem tek familja.” I Dërguari i All-llahut tha: “All-llahu të gjitha këto t’i ka bashkuar.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1063 Xhabiri r.a. thotë: “Hapësira rreth xhamisë në Medine ishte e zbrazët dhe fisi Benu Selime dëshironte të vendosej në afërsi të xhamisë. Për këtë mori vesh Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe u tha: “Jam informuar se ju dëshironi të vendoseni në afërsi të xhamisë?!” Ata iu përgjigjën: “Është e vërtetë, o i Dërguari i All-llahut, ne këtë e dëshirojmë.” Atëherë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u tha: “O Beni Selma, rrini në shtëpitë tuaja, juve do t’ju shkruhet udhëtimi juaj, juve do t'ju shkruhet udhëtimi juaj! Për largësinë në mes shtëpive tuaja dhe xhamisë All-llahu do t'ju shpërblejë.” Ata i thanë: “Ne nuk i gëzoheshim transferimit.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1066 Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “A dëshironi t’ju tregoj se me çfarë All-llahu i shlyen mëkatet dhe me çfarë i lartëson derexhet?” Të pranishmit i thanë: “Gjithsesi dëshi-rojmë, o i Dërguari i All-llahut.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. atëherë u tha: “Marrja e abdestit edhe kur është vështirë (bën kohë e ftohtë), shkuarja e shpeshtë në xhami, pritja e namazit pas namazit. Kjo është fortifikatë. Kjo është fortifikatë.” Share

(Transmeton Muslimi)