Libri Rijadus Salihin

Kategoria RËNDËSIA E TË QARIT NGA FRIKA E ALL-LLAHUT TË MADHËRUAR DHE NGA MALLI PËR TË

All-llahu i Madhëruar thotë.

“Dhe duke qarë bëjnë sexhde dhe ai leximi ua rrit respektin dhe frikën.”

(el-Isra’, 109)

Dhe thotë:

“A këtij fjalimi i çuditeni? Dhe qeshni e nuk qani (në vend se të qani).”

(en-Nexhm, 59-60)

Hadithi 451 Transmetohet nga Ibni Mes’udi r.a. se ka thënë: “Më ka thënë mua Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Më lexo Kur’an!” I thashë: “O i Dërguari i All-llahut, të të lexoj ty, ndërsa ai ty po të shpallet? Tha: “Unë dëshiroj ta dëgjoj prej tjetërkujt.” Atëherë ia lexova atij suren en-Nisa, derisa erdha tek ky ajet: “Po ç’do të bëhet, atëherë, kur të sjellim dëshmitarë nga secili popull, e ty do të sjellim dëshmitarë kundër tyre?” (en-Nisa, 41) Tha: “Mjaft për tani.” Kur u ktheva nga ai, i pashë sytë që po i rridhnin lot.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 454 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Shtatë persona (lloje njerëzish) All-llahu do t’i vendosë nën hijen (mbrojtjen) e Tij, atë Ditë, ku nuk do të ketë hije (mbrojtje) tjetër përveç saj. Ata janë: Sunduesi i drejtë; i riu që ëshë rritur në ibadet dhe dëgjueshmëri ndaj All-llahut; njeriu zemra e të cilit është e lidhur me xhamitë; dy persona (shokë) të cilët në emër të All-llahut janë dashur, janë shoqëruar dhe të tillë janë ndarë deri në vdekje; njeriu të cilin e thërret një grua autoritative dhe e bukur, kurse ky i përgjigjet se i frikësohet All-llahut; njeriu i cili e ndan sadakanë fshehurazi, saqë dora e majtë nuk di sa ndan e djathta, dhe një njeri i cili e përkujton All-llahun në vetmi dhe i mbushen sytë me lot.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 455 Transmetohet nga Abdull-llah ibn esh-Shihijr r.a. të ketë thënë: “I erdha të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., ndërsa ai ishte duke u falur. Në gjoksin e tij dëgjohej një ushtimë, sikurse ushtima e kazanit kur zien nga të qarët.” Share

(Hadith sahih, transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)