Libri Rijadus Salihin
Kategoria RËNDËSIA E NAMAZIT
All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë:
“Namazi me të vërtetë të pengon nga amoraliteti dhe nga çdo gjë e keqe.”
(el-Ankebut:45)
Hadithi 1049 Ebu Hurejra r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Çfarë mendoni, sikur të ishte një lumë para derës së njërit prej jush, në të cilin do të lahej çdo ditë nga pesë herë, a do të mbetej në të papastërti?” Të pranishmit thanë: “Nuk do të mbetej asnjë papastërti.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. atëherë tha: “Ky është shembulli i pesë kohëve të namazit. All-llahu me faljen e namaze-ve i shlyen mëkatet.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1050 Xhabiri r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Shembulli i pesë kohëve të namazit është sikurse një lumë i rrjedhshëm dhe i pastër para derës së njërit prej jush, në të cilin ai lahet pesë herë në ditë.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1051 Ibnu Mes’udi r.a. tregon se një njeri e kishte puthur një grua vetëm një herë dhe erdhi tek Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. që ta lajmërojë, i penduar për atë mëkat. Atëherë All-llahu e shpalli ajetin: “Fale namazin ditën dhe natën, vërtet punët e mira i shlyejnë punët e këqija.” Njeriu atëherë i tha Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “A vlen kjo për mua?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. iu përgjigj: “Për mbarë umetin tim!”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1053 Nga Uthman bin Affani r.a. thuhet se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Cili njeri prej muslimanëve kur hyn koha e rregullt e namazit, merr abdest e falë namazin me për-pikëri të plotë duke i kryer të gjitha ruknet e tij, ky do të jetë keffaret (larje gabimi) për mëkatet e mëparshme, derisa të mos bëjë mëkate të mëdha. Kjo vlen në mënyrë të vazhdueshme.”
(Transmeton Muslimi)