Libri Rijadus Salihin

Kategoria QORTIMI I KTHIMIT TË DHURATAVE, MOSDORËZIMI I TYRE PRONARIT TË RI, MBAJTJA E DHURATËS SË FËMIJËS SË TIJ; QORTIMI I BLERJES SË ÇDO GJËJE QË KA DHËNË PËR SADAKA NGA PERSONI QË I ËSHTË DHËNË SADAKAJA, PËR QORTIMIN E BLERJES SË ZEKATIT APO KEFARETIT TË DHËNË E TË NGJASHME. NUK ËSHTË E QORTUESHME TË BLEHET DIÇKA NGA E TËRË AJO NGA PERSONI TJETËR TË CILIT BLERËSI PERSONALISHT NUK IA KA DHËNË SADAKAN.

Hadithi 1620 Nga Umer b. el-Hattabi r.a. transmetohet se ka thënë: “Ia kam falur një luftëtari në rrugën e All-llahut kalin tim, e ai më pastaj e ka shitur. Kam dëshiruar ta blej, por më është kujtuar se ai po e shet me çmim të veçantë, prandaj e kam pyetur Pejgamberin s.a. v.s., e ai më ka thënë: “Mos e blej, as mos u kthe në sadakanë tënde, edhe nëse ai ta jep për një dirhem. Vërtet ai që kthehet në sadakanë e tij është sikur ai që kthehet në të vjellurit e tij.” Share

(Muttefekun alejhi)