Libri Rijadus Salihin

Kategoria QORTIMI I DYFYTYRËSISË

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Ata fshehin nga njerëzit, por nuk fshehin dot prej All-llahut, sepse Ai është me ata edhe natën kur trillojnë fjalë, me të cilat Ai nuk është i kënaqur; All-llahu e di mirë krejt se ç’punojnë ata.”

(en-Nisa, 108)

Hadithi 1548 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Do të konstatoni se njerëzit janë të ndryshëm: Do t'i gjeni ata që kanë qenë të zgjedhur dhe fisnikë në xhahilijet dhe kanë mbetur të atillë, të zgjedhur, edhe në Islam dhe kanë mësuar dispozitat e fesë. Do ta gjeni llojin tjetër të njerëzve të mirë e të zgjedhur që e mërzisin fenë tonë. Më në fund, do të gjeni se njerëzit më të këqinj janë ata me dy fytyra: njërës anë i afrohen me një fytyrë, kurse tjetrës me fytyrën tjetër.” Share

(Muttefekun alejhi)