Libri Rijadus Salihin

Kategoria PYETJET RRETH ÇËSHTJES SË LUTJES

Hadithi 1504 Nga Usame b. Zejd r. anhuma transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Ai që për mirësinë e bërë i falënderohet mirëbërësit me fjalët: “All-llahu të shpërbleftë me të mirë - e ka shprehur mirënjohjen e tij të duhur.” Share

(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih)

Hadithi 1505 Nga Xhabiri r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Mos e mallkoni veten, mos i mallkoni fëmijët tuaj, mos mallkoni pasurinë tuaj. Mos ia qëlloni çastit në të cilin All-llahu lutësit ia plotëson çdo gjë të kërkuar, që edhe mallkimit tuaj t’i përgjigjet pozitivisht.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1507 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Lutjet do të pranohen derisa njerëzit nuk ngut-en duke folur: “Unë lus (qysh moti) Krijuesin tim, kurse lutja nuk më pranohet.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1508 Nga Ebu Umame r.a. transmetohet se ka thënë: “I është thënë të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Kur është lutja më e pranueshme?” Ka thënë: “Pjesa e fundit e natës dhe në fund të namazeve të obliguara.” Share

(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)

Hadithi 1509 Nga Ubadete b. Samiti r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Në tokë nuk ka asnjë musliman, që e lut All-llahun për diçka, e që këtë All-llahu nuk do t’ia japë, ose për ndërrim me këtë nuk do t’ia heqë ndonjë të keqe, përveç nëse lutësi lutet për mëkat ose për ndërprerjen e farefisnisë.” Një njeri nga të pranishmit tha: “Atëherë të lutemi shumë!” (Pejgamberi s.a. v.s.) ka thënë: “All-llahu edhe më shumë jep.” Share

(Tirmidhiu, që thotë se ky është hadith hasen sahih).

Hadithi 1510 Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. në situatat e vështira thonte: “Nuk ka zot tjetër përveç All-llahut të Madhëruar. Dhe thonte: ”Nuk ka zot tjetër përveç All-llahut, Sunduesit të Arshit të madh, nuk ka zot tjetër përveç All-llahut, krijuesit të qiejve dhe krijuesit të tokës, krijuesit të Arshit fisnik.” Share

(Muttefekun alejhi)