Libri Rijadus Salihin

Kategoria PËR PREDIKIMIN DHE MATURINË NË TË

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillime të mira.”

(en-Nahl:125)

Hadithi 706 Muavije ibn El-Hakem Es-Sulemi r.a. thotë: “Derisa unë isha duke u falur me Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. njëri prej të pranishmëve teshtiu dhe unë thashë: “Jerhamuk-All-llah” “All-llahu të mëshirof-të!” Njerëzit e pranishëm më shpuan me shikimet e tyre! Unë thashë me vete: “Medet për mua, nëna ime! Ç’keni, pse më shiko-ni?” Ata filluan t’i rrahin gjunjtë. Pasi i pashë se heshtën, unë nuk bëra më zë. Pasi Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u fal, dhe ai për mua ishte më i dashur se prindët e mi, betohem në prindët e mi se nuk kam parë këshillues më të mirë para dhe pas tij. Betohem në All-llahun se ai nuk më ka përqeshur, nuk më ka fyer e as nuk më ka qortuar. Ai tha: “Në këtë namaz, nuk lejohet e folura prej fjalëve të njerëzve. Në këtë namaz ushtrohet vetëm tesbihu, tekbiri si dhe leximi i Kur’anit, apo ashtu si ka thënë Pejgamberi” Unë pastaj thashë: “O i Dërguari i All-llahut, unë jam shumë afër me kohën e injorancës, ndërsa tani All-llahu xh.sh. na dhuroi Islamin. Tek ne ka njerëz të cilët shkojnë te fallxhorët!” Pejgamberi tha: “Po ti mos shko!” Unë pastaj i thashë: “Tek ne ka njerëz të cilët qesin fall me shpezë!” Ai më tha: “Këto janë gjëra, të cilat ata i gjejnë në kraharorët e tyre, por ti mos e ndiq rrugën e tyre!” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 707 Irbad ibni Sarije r.a. thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. na mbajti një këshillë prej së cilës u drodhën zemrat dhe lotuan sytë.” Ky hadith në tërësi është përmendur në kapitullin për ruajtjen e sunetit (me numër rendor 161). Share

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se është hadith hasen sahih)