Libri Rijadus Salihin

Kategoria PËRZEMËRSIA NDAJ BONJAKËVE, NDAJ VAJZAVE, TË GJITHË TË DOBTËVE, TË VARFËRVE, TË DËSHPËRUARVE DHE BAMIRËSIA, MËSHIRA DHE KUJDESI NDAJ TYRE

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Kurse ndaj besimtarëve bëhu i butë.”

(el-Hixhr, 88)

“Qëndro vendosmërisht në anën e atyre që i luten Zotit të vet në mëngjes dhe në mbrëmje me dëshirë që të meritojnë simpatinë e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej atyre, duke dëshiruar bukurinë e jetës së kësaj bote.”

(el-Kehf, 28)

“Prandaj bonjakun mos e nënçmo. Dhe lypësin mos e refuzo.”

(ed-Duha, 9-lo)

“A e ke parë atë që përgënjeshtron atë botë? Po, ai është që refuzon ashpër bonjakun. Dhe nuk nxit për ushqimin e të varfërit.”

(el-Maun, l-3)

Hadithi 267 Transmetohet nga Sehl ibn Sa’d r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Unë dhe mbrojtësi (kujdestari) i bonjakut do të jemi në Xhenet kështu”, dhe bëri shenjë me gishtin tregues dhe gishtin e mesëm dhe i ndau nga njëri-tjetri.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 270 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Ai që kujdeset për të shkretët dhe të varfërit është si ai që lufton në rrugë të All-llahut.” (Transmetuesi thotë) Mendoj se (Pejgamberi) tha: “Si ai që falet pandërprerë dhe si ai që agjëron pandërprerë.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 272 Transmetohet nga Enesi r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush i rrit (duke u kujdesur) dy vajza deri në moshën madhore, kur të vijë në Ditën e Gjykimit unë dhe ai do të jemi si këta të dy”, dhe i bashkoi gishtat.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 273 Transmetohet nga Aishja r.a. se ka thënë: “Hyri tek unë një grua me dy vajza të vogla dhe lypte, kurse unë nuk gjeta asgjë përveç një hurme. Ia dhashë atë hurmë, të cilën ua ndau dy vajza-ve të veta, duke mos ngrënë prej saj. Pastaj u ngrit dhe doli. Pas kësaj hyri Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe unë e njoftova, kurse ai tha: “Kush vëhet në sprovë sadoqoftë me vajza dhe sillet me mirësi ndaj tyre, ato do t’i jenë perde (mbrojtje) nga zjarri.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 275 Nga Ebu Shurejh Huvejlid ibn Amr el-Huzaij r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “O All-llahu im, po e legalizoj (po e bëj të ligjshme) të drejtën e dy (kategorive) të dobëtve: të bonjakut dhe të femrës.” Share

(Hadithi hasen, e transmeton Nesaiu)