Libri Rijadus Salihin

Kategoria PËRSHËNDETJA E BURRIT ME GRUAN E VET DHE TË AFËRMIT E TIJ, SI DHE PËRSHËNDETJA E GRAVE TË TJERA ME TË CILAT NUK KA KURRFARË LIDHJE. PËRSHËNDETJA E TYRE ËSHTË E KUSHTËZUAR ME SIGURIMIN QË TË MOS VIHET DERI TE FITNEJA

Hadithi 868 Sehl bin Sa’di r.a. thotë: “Në mesin tonë ishte një grua - sipas një rivajeti ishte e vjetër - e cila i merrte gjërat ushqimore dhe i ziente në një vorbë, i bluante kokrrat e elbit dhe, kur ne e falnim namazin e xhumasë, shkonim dhe e përshëndetnim atë dhe ajo na jepte nga ushqimi.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 869 Ummi Hani dhe motra e saj bintu Ebi Talib r.a. thonë: “Shkova te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ditën e çlirimit të Mekes kur ai ishte duke u larë, ndërsa Fatimeja e mbulonte me një mbulesë e unë e përshëndeta, e pastaj e përmendi hadithin e mëparshëm.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 870 Esma bintu Jezid r.a. thotë: “Kaloi pranë nesh Pejgamberi s.a. v.s. pranë grave dhe na përshëndeti në mesin e grave.” Share

(Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu si hadith hasen)