Libri Rijadus Salihin

Kategoria PËRMBUSHJA E NEVOJAVE TË MUSLIMANËVE

All-llahu i Madhëruar thotë:

.”.. Dhe bëni vepra të mira, ndoshta do të shpëtoni.”

(el-Haxhxh, 77)

.”..Dhe çka të bëni nga të mirat, All-llahu me siguri e di atë.”

(el-Bekare, 215)

Hadithi 249 Nga Ibni Umeri r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk i bën atij padrejtësi e as nuk e lë në baltë. Atij që i ndihmon vëllait të vet që t’i kalojë vështirësitë dhe t’i plotësojë nevojat e veta, All-llahu do t’ia plotësojë dëshirat dhe do t’ia largojë vështirësitë. Atij që ia lehtëson muslimanit ndonjë vështirësi, All-llahu do t’ia lehtësojë vështirësitë në Ditën e Gjykimit. Atij që ia mbulon musli-manit ndonjë turp, All-llahu do ta mbulojë turpin e tij në Ditën e Gjykimit.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 250 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Atij që besimtarit ia lehtëson një brengë të kësaj bote, All-llahu do t’ia lehtësojë një nga brengat e botës tjetër. Atij që të varfrit ia lehtëson gjendjen, All-llahu do t'ia lehtësojë edhe në këtë botë edhe në botën tjetër. Atij që i mbulon turpet e një muslimani, All-llahu do t’ia mbulojë atij në të dy botët. All-llahu do t’i ndihmojë robit të vet, derisa ai rob i ndihmon vëllait të vet. Kush niset rrugës së fitimit të diturisë, All-llahu (për atë) do t’ia lehtësojë rrugën deri në Xhenet. Asnjëherë nuk mblidhet një grup i njerëzve në një prej shtëpive të All-llahut (në xhami) për ta lexuar Kur’anin dhe për ta mësuar në mes vete, e që mbi ta të mos lëshohet dhe t’i mbrojë mëshira e All-llahut, dhe që të mos i rrethojnë engjëjt ose që All-llahu të mos i lavdërojë në mesin e atyre që janë tek ai (engjëjt, Pejgamberët dhe njerëzit e mirë). Atë që e zbraps puna e tij, nuk mund ta përparojë prejardhja e tij.” Share

(Muttefekun alejhi)