Libri Rijadus Salihin

Kategoria PËRKUSHTIMI NDAJ VENDIMIT TË ALL-LLAHUT

- Dhe çka thotë ai që bën thirrje për këtë dhe urdhëron në vepra të mira ose ndalon kundër të këqijave -

All-llahu i Madhërishëm thotë:

“Dhe jo, pasha Zotin tënd, ata nuk janë besimtarë derisa për gjykatës në mosmarrëveshjet e tyre të pranojnë ty, e pastaj për shkak të gjykimit tënd në shpirtrat e tyre të mos ndiejnë aspak peshë, dhe derisa të përulen plotësisht.”

(en-Nisa, 65)

“Kur të thirren besimtarët tek All-llahu dhe Pejgamberi i Tij, që ai t’i gjykojë, fjala e tyre që do të thonë është: “Dëgjojmë dhe përulemi!” Ata janë të shpëtu-ar.”

(en-Nûr, 51)

I kësaj teme është edhe hadithi i përmendur në fillim të kapitullit të kaluar (nën nr. 160) i transmetuar nga Ebu Hurejra r.a. por edhe hadithet e tjera.