Libri Rijadus Salihin

Kategoria PËRKUJTIMI I VDEKJES DHE SHKURTIMI I SHPRESËS

All-llahu i Madhëruar thotë.

“Çdo qenie e gjallë do ta përjetojë vdekjen, dhe vetëm në Ditën e kijametit do të fitoni në tërësi shpërblimet tuaja. Kush do të jetë i larguar nga zjarri dhe i futur në Xhenet ai ka arritur sukses, sepse jeta në këtë botë nuk është asgjë tjetër veçse kënaqësi mashtruese.”

(Ali Imran, 185)

.”..Kurse njeriu nuk e di se ç’do të bëjë nesër dhe askush nuk e di se në ç’vend do të vdesë.”

(Lukman, 34)

.”.. E kur u vjen çasti për asnjë moment nuk munden as ta vonojnë e as ta shpejtojnë.”

(en-Nahl, 61)

“O besimtarë, pasuria dhe fëmijët tuaj të mos ua largojnë vëmendjen nga All-llahu. Kush bën ashtu, hej, ata janë të humbur. Dhe shpërndani prej asaj që ne ju furnizojmë, para se t’i vijë vdekja ndonjërit prej jush, e të thotë: “O Zot, sikur të më presësh edhe pak do të jap lëmoshë dhe të bëhem nga të mirët.” All-llahu, me siguri nuk do t’ia vonojë askujt kur t’i vijë momenti i vet, dhe All-llahu e di mirë se çka punoni.”

(el-Munafikun, 9-11)

“Kur dikujt prej tyre i vjen vdekja, ai thërret, “O Zoti im, më kthe, mbase do të bëj ndonjë vepër të mirë në atë që e kam lëshuar! Kurrë! Kjo është fjalë që do ta flasë Ai e prapa tyre do të ketë një pengesë deri në ditën kur do të ringjallen. E kur të fryhet në sur, atëherë nuk do të ketë lidhje familjare ndërmjet atyre as që do të pyesin për njëri-tjetrin. Kujt i peshojnë më rëndë (veprat e mira) ata do të jenë të shpëtuar. Kurse ata, veprat e të cilëve nuk peshojnë, ata e kanë humbur vetveten në Xhehenem, ku do të mbesin përgjithmonë. Zjarri do t’ua djegë atyre fytyrat dhe do të mbesin aty dhëmbzgërdhirë. Po a nuk ju janë lexuar ajetet e mia, dhe ju i mohonit?! “O Zoti ynë, - do të thonë, - na ka mundur mjerimi ynë prandaj jemi bërë popull i humbur. Zoti ynë, na shpëto prej tij (mjerimit), e nëse prapë bëjmë keq, atëherë, me të vërtetë ne jemi kriminelë.” Rrini aty dhe asgjë mos më flisni, - u thotë Ai. Ka pasur një grup nga robërit e mi që thonë: “O Zoti ynë! Ne besuam, prandaj na fal dhe na mëshiro se Ti je më i miri i Mëshiruesve!” Ju i keni marrë për tallje, si të magjepsur, saqë patët harruar vërejtjen time dhe i keni përqeshur. Sot Unë i kam shpërblyer për atë që kanë duruar, ata me të vërtetë kanë arritur ç’kanë dëshiru-ar. Po sa vjet keni kaluar në tokë? - do të pyesë Ai. Kemi kaluar një ditë ose një pjesë të ditës - do të përgjigjen. Pyeti ata që kanë numëruar. Po si! - do të thotë Ai, - kohë të shkurtër keni kaluar, sikur vetëm ta dinit! A keni menduar se ju kemi krijuar kot dhe se nuk do të ktheheni te ne?”

(el-Mu’minun, 99-115)

“A nuk është koha që besimtarëve t’u zbutet zemra kur përmendet All-llahu dhe çka ka zbritur nga e vërteta (Kur’ani), e të mos jenë sikur ata të cilëve qysh më herët u është dhënë Libri. Atyre u është zgjatur koha, andaj zemrat e tyre janë bërë të ashpra, dhe shumica prej tyre janë të mbrapshtë.”

(el-Hadid, 16)

Ajetet mbi këtë temë janë të shumta dhe të njohura.

Hadithi 579 Transmetohet nga Ibni Umeri r.a. se ka thënë: “Më kapi i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. për krahu dhe më tha: “Jeto në këtë botë si të jesh i huaj ose udhëtar.” Kurse vetë Ibni Umeri r.a. thonte: “Kur të ngrysesh, mos e prit mëngjesin, kurse kur të gdhihesh, mos e prit mbrëmjen. Derisa je i shëndoshë, përgatitu për sëmundje, kurse gjatë jetës, përgatitu për vdekje.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 581 Transmetohet nga Enesi r.a. të ketë thënë: “Pejgamberi s.a. v.s. i bëri disa vija, pastaj tha: “Këto (vija) janë shpresa e njeriut (për jetë të gjatë), kurse kjo është exheli. Pastaj duke qenë ashtu në këtë gjendje, e bëri një vijë edhe më të shkurtër.” Share

(Transmeton Buhariu)