Libri Rijadus Salihin

Kategoria OBLIGIMI I SUNDUESVE QË TË SILLEN MIRË ME SHTETASIT E TYRE

All-llahu xh.sh. në Kur’an thotë:

“Dhe bëhu më i afërt ndaj besimtarëve që të pasojnë!”

(esh-Shuara:215)

All-llahu xh.sh. thotë:

“All-llahu urdhëron drejtësi dhe mirësi, ndihmë dhe respekt ndaj të afërmve dhe ndalon amoralitetin, neverinë dhe gjithçka që është krim dhe urrejtje. Ai ju këshillon të pranoni mësimin.”

(en-Nahl:90)

Hadithi 658 Ibni Umeri r.a. thotë: “Kam dëgjuar Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Të gjithë ju jeni barinj dhe secili do të përgjigjet për kopenë e vet. Imami është bari dhe do të pyetet për kopenë e tij. Burri është bari në shtëpinë e vet dhe ai do të pyetet për kopenë e tij. Gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit dhe ajo do të pyetet për kopenë e saj, edhe shërbëtori është bari në pasurinë e zotërisë së tij dhe ai do të pyetet për ate që e ka ruajtur. Të gjithë ju jeni barinj dhe do të përgjigjeni për atë që keni ruajtur.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 659 Ebu Ja’la Ma’kil bin Jesari thotë: “E kam dëgjuar Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Atë rob që All-llahu e cakton për ruajtjen e një kopeje dhe ai vdes duke e tradhtuar kopenë e tij, All-llahu xh.sh. ia ndalon atij hyrjen në Xhenet.” Në një rivajet të Muslimit thuhet: “Çdo prijës, që është përgjegjës për çështjet e muslimanëve dhe nuk mundohet për ta dhe nuk i këshillon ata, nuk do të hyjë me ta në Xhenet.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 660 Aishja r.a. thotë: “E kam dëgjuar Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. në shtëpinë time duke thënë: “O Zoti im, ai i cili udhëheq umetin tim, nëse i mundon ata, atëherë Ti mundoje atë, ndërsa kush udhëheq me umetin tim diçka dhe sillet mirë me ta, atëherë Ti ndihmoje atë.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 661 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Beni Israilët udhëhiqeshin nga Pejgamberët, posa vdiste një Pejgamber, menjëherë vinte në vend të tij tjetri. Pas meje nuk ka Pejgamber tjetër. Por, do të ketë hulefa (pasardhës) të shumtë.” Shokët i thanë: “O i Dërguar i All-llahut çka na urdhëron? Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u përgjigj: “Përmbusheni urdhrin e të parit, pastaj të tjerëve jepjuni hakun e tyre dhe pastaj luteni All-llahun për halifen tuaj. Vërtet All-llahu do t’i pyesë për të gjitha ato gjëra për të cilat kanë qenë mbikëqyrës.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 662 Nga Aidh ibni Amr tregohet se ka shkuar te Ubejdullah ibni Zijadi, dhe i ka thënë: “O biri im, unë e kam dëgjuar Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Vërtet bariu më i keq është ‘hutameja’ (që sillet vrazhdë e pa mëshirë me kopenë e vet), prandaj ruhu të mos bëhesh i tillë!” Share

(Muttefekun alejhi)