Libri Rijadus Salihin

Kategoria NGUTJA NË LARJEN E BORXHEVE TË TË VDEKURIT DHE PËRGATITJES SË VARRIMIT TË TIJ, POR NËSE VDES PAPRITMAS LIHET DERISA TË VËRTETOHET VDEKJA E TIJ

Hadithi 950 Transmeton Ebu Hurejra r.a. nga Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., se ka thënë: “Shpirti i besimtarit është i lidhur me borxhin e vet derisa mos t’i lahet.” Share

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)

Hadithi 951 Husajn ibni Vahvah r.a. tregon se është sëmurë Talha ibnu Berrai ibn Azibi r.anhuma dhe erdhi Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ta vizitojë e i tha: “Unë nuk e shoh Talhan ndryshe vetëm se të vdekur, më lajmëroni mua dhe ngutuni me të. Vërtet nuk ka nevojë që trupi i muslimanit të mbyllet në mesin e njerëzve të shtëpisë.” Share

(Transmeton Ebu Davudi)