Libri Rijadus Salihin

Kategoria NËNÇMIMI I USHQIMIT ËSHTË I PALEJUESHËM, ANDAJ PREFEROHET LAVDIMI I TIJ

Hadithi 740 Nga Ebu Hurejra r.a. thuhet: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. asnjëherë nuk ka përmendur të meta në asnjë ushqim, nëse i ka ardhur i shijshëm e ka ngrënë, e nëse nuk e ka pëlqyer e ka lënë.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 741 Nga Xhabiri r.a. tregohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. kërkoi nga familja e vet t’i sjellin për ushqim erëza, por ata i thanë: “Nuk kemi asgjë tjetër përveç uthullës.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. atëherë kërkoi uthull, pastaj filloi të hajë duke thënë: “Sa të mira janë erëzat dhe uthulla, sa të mira janë erëzat dhe uthulla!” Share

(Transmeton Muslimi)