Libri Rijadus Salihin

Kategoria NDIKIMI I NUMËRIMIT DHE I THEKSIMIT TË MIRËSISË NDAJ DIKUJT E TË NGJASHME

All-llahu i Madhëruar thotë:

“O besimtarë, mos e prishni sadakan tuaj me përgojime dhe ofendime,...”

(el-Bekare, 264)

“Ata që e shpenzojnë pasurinë e vet në rrugë të All-llahut, e pastaj ata që shpenzojnë nuk e përcjellin me përgojime e shqetësime.”

(el-Bekare, 262)

Hadithi 1596 Nga Ebu Dherri r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Me tre vetë All-llahu Ditën e Gjykimit nuk do të flasë; as nuk do t’i shikojë, as nuk do t’i pastrojë nga mëkatet. Për ta është caktuar dënim i dhimbshëm.” Transmetuesi ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tri herë i përsëriti këto fjalë.” Ebu Dherri ka thë-në: “Janë shkatërruar dhe kanë humbur. Kush janë ata, o i Dërguari i All-llahut?” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Zgjatësi (ai që i lësh-on poshtë rrobat apo flokët në shenjë mendjemadhësie), ai që i numëron mirësitë e veta dhe ua mban në hundë personave që u ka bërë mirë dhe ai që mallin e tij të pavlefshëm e shet duke u betuar rrejshëm.” Share

(Transmeton Muslimi)