Libri Rijadus Salihin

Kategoria NDERIMI I MUSAFIRIT ËSHTË VIRTYT FETAR

All-llahu i Madhëruar thotë:

“A të ka arritur rrëfimi për musafirët e nderuar të Ibrahimit. Kur hynë dhe thanë: ‘Paqe!’ Dhe ai tha: ‘Paqe, o njerëz të panjohur!’ Dhe ai shkoi pa u hetuar, ke familja e vet dhe solli një viç të majmë të pjekur. Ua ofroi dhe u tha: ‘A nuk e hani?’”

(edh-Dharrijat:24-27)

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Dhe populli i tij u vërsul tek ai - të cilët edhe më parë bënin vepra të turpshme. O populli im, tha ai, ja vajzat e mia, këto janë më të pastra për ju! Frikësoju-ni All-llahut dhe mos më turpëroni me musafirët e mi! Vallë a nuk paska prej jush asnjë njeri i mençur?”

(Hud:78)

Hadithi 711 Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush beson në All-llahun dhe Ditën e fundit, le ta nderojë musafirin, dhe kush beson në All-llahun dhe Ditën e fundit, le t’i ndihmojë të afërmit, dhe kush beson në All-llahun dhe Ditën e fundit, le të flasë mirë ose le të heshtë.” Share

(Muttefekun alejhi)