Libri Rijadus Salihin

Kategoria PËR NDALIMIN E SHTIRJES (HIPOKRIZISË)

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Porse u qe urdhëruar ta adhurojnë vetëm All-llahun, që si besimtarë të sinqertë, me sinqeritet t’i rrëfejë fenë.”

(el-Bejjine,5)

“O besimtarë, mos e prishni sadakan tuaj me përgojime dhe ofendime sikur ai që shpenzon pasurinë e vet për sy e faqe para njerëzve.”

(el-Bekare, 264)

“Hipokritet shtiren se po e mashtrojnë All-llahun, ndërsa Ai i mashtron ata.”

(en-Nisa, 142)

Hadithi 1624 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgju-ar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Personi i parë që do të gjykohet në Ditën e Gjykimit është njeriu që ka rënë dëshmor në fushëbetejë. Ai do të shpihet në gjykim dhe do t’i ekspozohen begatitë që i ka dhënë All-llahu, të cilat ai do t’i njohë e atëherë All-llahu do t’i thotë: “Ç’ke bërë me begatitë që t’i kam dhënë? Ai thotë: “Kam luftuar për Ty derisa kam rënë dëshmor”. All-llahu do t’i thotë: “Gënjen, sepse ti ke luftuar që të thuhet se je trim i patrembur dhe kështu është thënë për ty.” Atëherë do të urdhërojë që të tërhiqet prej fytyre derisa të hidhet në zjarr. Pastaj do të ftohet në gjykim ai njeri që ka studiuar dituri dhe i ka mësuar të tjerët dhe ka lexuar Kur’an. Edhe ai do të sillet në gjykim. Edhe atij do t’i ekspozohen begatitë dhe ai do t’i njohë. Edhe atij All-llahu do t’i thotë: “E ç’ke bërë ti?” Ai (njeriu) do të thotë: “Kam mësuar dhe i kam mësuar të tjerët, dhe për Ty kam lexuar Kur’an.” All-llahu i thotë: “Gënjen, sepse ti ke mësuar që të thonë se je dijetar, kurse Kur’an ke lexuar që të thonë se je lexues i Kur’anit (kari’), dhe kështu është folur.” Pastaj do të urdhërojë (Ai) që të tërhiqet prej fytyre derisa të hidhet në zjarr. Pastaj do të gjykohet njeriu të cilit All-llahu i ka dhënë pasuri të ndryshme, e ai do të sillet në gjykim. Edhe atij do t’i ekspozohen begatitë e tij dhe do t’i njohë ato, atëherë do t’i thotë: “Ç’ke bërë ti?” Ai do të thotë: “Nuk kam lënë asnjë vend, që Ti ke dëshiruar të shpenzoj pasuri, e të mos kem shpenzuar në emrin Tënd.” Edhe atij Krijuesi do t’i thotë: “Gënjen, sepse ti ke vepruar kështu që të thuhet se je bujar dhe kështu është folur. Pastaj do të urdhërojë që edhe ai të hidhet në zjarr.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1625 Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se njerëzit i kanë thënë: “Kur hyjmë te sunduesit tanë, ne u flasim të kundërtën e asaj që flasim kur jemi larg tyre.” Ibni Umeri r. anhuma ka thënë: “Vep-rimin e këtillë, në kohën e të Dërguarit të All-llahut, e konsidero-nim hipokrizi.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 1626 Nga Xhundub b. Abdull-llah b. Sufjani r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush punon për nam të opinionit, All-llahu do t’ia japë këtë që për të të dëgjo-het, dhe kush punon për t’u parë edhe atij All-llahu do t’i japë që të bëhet i njohur tek ata.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1627 Muslimi këtë hadith, po ashtu, e transmeton nga Ibni Abbasi r.a. Domethënia e hadithit mund të shpjegohet se në botën tjetër do të dënohet publikisht, sepse ka punuar për botën (që të dëgjohet dhe të shihet). Share

Hadithi 1628 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush mëson dituri me të cilën kërkohet vetëm kënaqësia e All-llahut të Madhëruar vetëm se për të arritur dobi të kësaj bote, ai nuk do të ndiejë aromën e Xhenetit në Ditën e Gjykimit.” Share

(Ebu Davudi me senede sahih)