Libri Rijadus Salihin

Kategoria PËR NDALIMIN E SHITJES (SË MALLIT) NGA VENDASI BEDUINIT (TË HUAJIT), NDALIMIN E PRERJES SË RRUGËS ATYRE QË SJELLIN MALL (PARA SE TË NJOFTOHEN ME ÇMIMIN E TREGUT), PËR NDALIMIN E NDËRHYRJES NË SHITBLERJE TJETRIT, NDALIMIN E NDËRHYRJES NË FEJESË, PËRVEÇ NËSE E LEJON OSE E KTHEN

Hadithi 1784 Nga Enesi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e ka ndaluar që vendasi t’i shesë diçka të huajit, qoftë edhe nëse i huaji është vëlla i tij edhe nga babai dhe nga nëna.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1785 Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Mos i ndërhyni robit (që të shtyheni ta bleni të njëjtën gjë) derisa nuk e sjell dhe e shtron në treg.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1786 Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Mos ia preni rrugën kalorësit dhe vendasi mos t’ua shesë mallin të huajve.” Tavusi i ka thënë atij: “Përse vendasi mos t’i shesë të huajit?” Ai ka thënë: “Sepse i huaji nuk ka ndërmjetës (të njofshëm) që do t’ia garantojë page-sën me rregull.” Share

(Muttefekun alejhi)