Libri Rijadus Salihin
Kategoria PËR NDALIMIN E RREPTË TË KAMATËS
All-llahu i Madhëruar thotë:
“Ata që hanë kamatën do të ngrihen sikur që do të ngrihet ai të cilin e ka përflakur, me të prekur, djalli, për shkak se kanë thënë: “Edhe tregtia është njëlloj sikur kamata.” Mirëpo All-llahu e ka lejuar tregtinë dhe e ka ndaluar kamatën. Atij që i vjen një këshillë nga Zoti i tij dhe heq dorë, i takon ajo që e ka fituar më parë (e kaluara). Çështja e tij është tek All-llahu, por kush e përsërit - ata janë banorë të Xhehenemit ku do të mbesin përgjithmonë. All-llahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën. All-llahu nuk e do asnjë jobesimtar mëkatar. Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira dhe e kryejnë namazin, e japin zekatin, ata i pret shpërblimi te Zoti i tyre dhe për ata nuk ka frikë as pikëllim. O besimtarë! Frikësojuni All-llahut dhe nëse jeni besimtarë hiqni dorë nga mbeturina e kamatës.”
(el-Bekare, 275-278)
Sa u përket haditheve, në Sahih janë të shumtë dhe të njohur.
Hadithi 1622 Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e ka mallkuar shfrytëzuesin e kamatës dhe kredituesin e tij.”
(Transmeton Muslimi)