Libri Rijadus Salihin

Kategoria PËR NDALIMIN E RREPTË TË DËSHMIMIT TË RREJSHËM

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Largohuni prej idhujve të ndyrë dhe fjalëve të pavërte-ta.”

(el-Haxhxh, 30)

“Mos paso atë për çka nuk di.”

(el-Isra, 36)

“Ai nuk shpreh asnjë fjalë e të mos jetë afër tij vigjilenti i gatshëm.”

(Kaf. 18)

“Vërtet Zoti yt është njëmend në pritë.”

(el-Fexhr, 14)

“Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm.”

(el-Furkan, 72)

Hadithi 1558 Nga Ebu Bekrete r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “A dëshironi t’ju njoftoj për mëkatet më të mëdha?” Thamë: “Sigurisht, o i Dërguari i All-llahut!” Ai tha: “T’i shoqërohet diçka All-llahut, keqtrajtimi i prindërve”, meqë atë-herë ishte i mbështetur, u ul dhe tha: “A nuk është ajo edhe të folurit e rrejshëm dhe të dëshmuarit e rrejshëm?” Këto fjalë aq i përsëriti, derisa thamë: “Sikur të pushojë t’i përsërisë?” Share

(Muttefekun alejhi)