Libri Rijadus Salihin

Kategoria PËR NDALIMIN E PIKTURIMIT TË SHTAZËVE NË SHTROJË, NË MURE, NË RROBA, NË PARA, NË JASTËK ETJ. PËR NDALIMIN E TRAJTIMIT TË FIGURAVE (IDHUJVE) DHE FOTOGRAFIVE JASHTË MUREVE DHE OBJEKTEVE E LOKALEVE TË TJERA DHE PËR URDHRIN E SHKATËRRIMIT TË FIGURAVE KUDO QË T’I GJEJMË

Hadithi 1689 Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Çdo piktor do të shkojë në zjarr. Çdo figure që ka punuar do t’i krijohet shpirti dhe do ta dënojë në zjarr (piktura).” Ibni Abbasi ka thënë: “Nëse këtë duhet ta bësh patjetër, atëherë puno drurin dhe figurat që nuk kanë shpirt.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1690 Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Kush e trajton një figurë, në Ditën e Gjykimit do të obligohet ta frymëzojë me shpirt, por ai nuk është frymëzues i shpirtit.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1691 Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgju-ar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Dënimi më i ash-për në Ditën e Gjykimit do të jetë për piktorët, ata që trajtojnë figura.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1696 Nga Ebu-l Hejjaxh Hajjan b. Husajni transmetohet të ketë thënë: “Më ka thënë mua Ali (b. Ebi Talibi) r.a.: “A nuk do të të tregoj atë që më ka treguar i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.? Ajo është të mos lë fotografi pa e asgjësuar dhe as ndonjë varr të dekoruar pa e rrafshuar” Share

(Transmeton Muslimi)