Libri Rijadus Salihin

Kategoria PËR NDALIMIN E MUNDIMIT TË ROBIT, KAFSHËS, GRUAS DHE FËMIJËVE PA ARSYE TË SHERIATIT APO MË TEPËR NGA AJO PËR EDUKATË

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Jini të mirë me prindërit dhe të afërmit, edhe me bonjakët dhe të varfërit e ngratë, dhe me fqinjët e afërt edhe me fqinjët e largët, edhe me shokët përreth dhe udhëtarët, edhe me ata që janë nën kujdesin tuaj. All-llahu, pa dyshim, nuk i don ata që janë mendjemëdhenj dhe arrogantë.”

(en-Nisa, 36)

Hadithi 1608 Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Një grua do të dënohet për shkak të ma-ces. E ka mbyllur në shtëpi, derisa ka ngordhur, e për këtë do të hyjë në zjarr. As s'e ka ushqyer, as nuk i ka dhënë ujë kur e ka mbyllur, as nuk e ka lëshuar që të ushqehet vetë me zvarritësit dhe insektet e tokës.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1608/1 Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se ai ka kaluar pranë disa djelmoshave nga fisi Kurejsh, të cilët e kishin vendosur një shpend për ta qëlluar dhe e qëllonin me shtiza. Kush nuk e qëllon-te, ia jepte shtizën e vet pronarit të shpendit. Kur panë Ibni Ume-rin, djelmoshat u shpërndanë, kurse Ibni Umeri u tha: “Kush bën kështu? All-llahu e ka mallkuar atë që bën kështu. Vërtet i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e ka mallkuar çdokë që merr krijesë të gjallë për cak që qëllohet me diçka.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1610 Nga Ebu Alijj Suvejd b. Mukarrini r.a. transmetohet të ketë thënë: “Unë di për veten, nga shtatë ne vëllezërit, bijtë e Mukarrinit. Kemi pasur vetëm një robëreshë (shërbëtore), të cilën e ka rrahur më i vogli prej nesh. I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. (pasi mori vesh) urdhëroi që ta lirojmë nga robëria.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1611 Nga Ibni Mes’ud el-Bedrij r.a. transmetohet të ketë thënë: “Një ditë unë e rraha robin tim me kamxhik, kur papritmas dëgjova një zë pas vetes: “Dije o Ebu Mes’ud!” - por unë nuk e kuptova zërin nga hidhërimi. Pasi m’u afrua zëri, ai ishte i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., që më tha: “Dije, o Ebu Mes’ud, se All-llahu është më i fuqishëm se ti sesa ti mbi këtë djalosh (rob).” Atëherë unë i thashë: “Unë më kurrë nuk do ta rrah robin tim.” Në një trans-metim thu-het: “Më ra kamxhiku nga frika e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.”. Në një transmetim thuhet: “I thashë: “O i Dërguari i All-llahut, ai është i lirë nga robëria për hir të All-llahut.” Atëherë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Po mos ta kishe bërë këtë, sigurisht, zjarri do të të digjte, ose, do të kapte zjarri.” Share

(Muslimi me të gjitha këto transmetime)

Hadithi 1612 Nga Ibni Umeri r.anhuma transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush e rreh djaloshin (robin) e vet, për atë që nuk i është përgjigjur, ose kush i bie me shuplakë për këtë shkak, atëherë kompensimi i vetëm për të është ta lirojë.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1613 Nga Hisham b. Hakîm b. Hizam r. anhuma transmetohet se ai ka hasur në Damask një grup njerëzish nga Nabatejët, të cilët qëndronin në diell kurse në kokat e tyre hidhej yndyrë, e ai ka thënë: “Ç’është kjo?” Thanë: “Po dënohen për shkak të haraxhit.” Në një transmetim thuhet: “Janë mbyllur për shkak të xhizjes.” Atëherë Hishami ka thënë: “Dëshmoj se kam dëgjuar nga i Dërguari i All-llahut duke thënë: “Vërtet All-llahu do t’i dënojë ata që i dënojnë njerëzit në këtë botë.” Pastaj shkoi te sunduesi dhe i tregoi ç’ka dëgjuar nga Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Sunduesi urdhëroi që menjëherë Nabatejët të lirohen, dhe i kanë liruar.” Share

(Transmeton Muslimi)