Libri Rijadus Salihin
Kategoria NDALIMI I VETMIMIT ME GRATË QË NUK JANË FAREFISNI E AFËRT
All-llahu i Madhëruar thotë:
“Po nëse kërkoni ndonjë send prej tyre, kërkojeni atë pas ndonjë perdeje.”
(el-Ahzab, 53)
Hadithi 1636 Nga Ukbete b. Amiri r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Ruhuni (rreptësisht) nga hyrja te gratë (jo të afërta).” Një njeri nga ensarët ka thënë: “Ç’mendon (o i Dërguari i All-llahut), as si mik, me motive miqësore?” Ka thënë: “Miqësia është sikur vdekja (për femrat).”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1638 Nga Burejde r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Ata që mbesin në shtëpitë e tyre duhet t’i respektojnë gratë e luftëtarëve që janë larg nga shtëpitë e tyre, siç i respektojnë nënat e tyre. Njeriu që obligohet se do të kujdeset dhe do ta respektojë familjen e luftëtarit jo të pranishëm dhe këtë besim e shkel në cilëndo formë, në Ditën e Gjykimit do të dalë para vëllait të tij luftëtar dhe do t’i jepet e drejta luftëtarit të marrë nga veprat e mira të joluftëtarit ç’të dojë derisa të kënaqet.” Pastaj i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u kthye nga ne dhe tha: “E ç’mendoni tani!”
(Transmeton Muslimi)