Libri Rijadus Salihin

Kategoria NDALIMI I VAJTIMIT PËR TË VDEKURIT, I GODITJES NË FYTYRË, SHQYERJES SË GJOKSIT, NDALIMI I SHKULJES SË FLOKËVE, RRUARJES SË TYRE DHE PISKAMËS

Hadithi 1666 Nga Umer b. el-Hattabi r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “I vdekuri dënohet në varr për shkak të vajtimit për të (nga të gjallët).” Në një transmetim tjetër thuhet: “me vaj-timet.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1670 Nga Ummi Atijete Nusejbe r. anha transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka marrë nga ne besën se nuk do të vajtojmë (për të vdekurin).” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1675 Nga Ebu Musa r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a. v.s. ka thënë: “Çdo i vdekur që vdes dhe kur vajtuesit e tij flasin: Ah mali ynë, ah zotëriu ynë,” apo të ngjashme, atëherë All-llahu i autorizon dy engjëj të cilët e godasin me grushta duke bërtitur: “I këtillë ke qenë?” Share

(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)