Libri Rijadus Salihin

Kategoria NDALIMI I URREJTJES, I SHKËPUTJES SË MARRËDHËNIEVE DHE I ARMIQËSIVE RECIPROKE

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Pa dyshim besimtarët janë vëllezër.”

(el-Huxhurat, 10)

“Të përulur ndaj besimtarëve dhe kryelartë ndaj jobesimtarëve.”

(el-Maide, 54)

“Muhammedi është i dërguar i All-llahut, kurse ata që janë me të janë të ashpër ndaj jobesimtarëve, por të mëshirshëm ndërmjet veti.”

(el-Fet’h, 29)

Hadithi 1575 Nga Enesi r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Mos e urreni njëri-tjetrin, mos ia kini zili njëri-tjetrit, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit gjatë zemërimit, as mos i shkëputni marrëdhëniet tuaja dhe bëhuni, robër të All-llahut, vëllezër të mirëfilltë. Për muslimanin nuk është e lejuar të jetojë në zënkë me vëllanë e tij e të mos flasë më tepër se tri ditë.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1576 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Dyert e Xhenetit hapen çdo të hënë dhe çdo të entje dhe gjatë atyre ditëve All-llahu ia fal kujtdo që nuk i shoqë-ron asgjë All-llahut, përveç atij që është në zënkë me vëllanë e tij. Atëherë do të thuhet: “Lërini këta të dy, derisa nuk pajtohen! Lërini këta të dy, derisa nuk pajtohen!.” Share

(Transmeton Muslimi)