Libri Rijadus Salihin

Kategoria NDALIMI I SHQETËSIMIT TË TË TJERËVE

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Kurse ata që i ofendojnë besimtarët dhe besimtaret për diçka që nuk e meritojnë, ngarkohen vetë me shpifje dhe mëkat haptazi.”

(el-Ahzab, 58)

Hadithi 1573 Nga Abdull-llah b. Amr b. el-Asi r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Musliman i mirëfilltë është ai, nga gjuha dhe duart e të cilit janë të sigurtë muslimanët e tjerë. Dhe muhaxhir i mirëfilltë është ai që largohet nga ajo që All-llahu e ka ndaluar.” Share

(Muttefekun alejhi)