Libri Rijadus Salihin

Kategoria NDALIMI I SHARJES (BLASFEMISË) SË MUSLIMANIT PA TË DREJTË

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Kurse ata, që ofendojnë besimtarët dhe besimtaret për diçka që nuk e meritojnë, ngarkohen vetë me shpifje dhe mëkat haptazi.”

(el-Ahzab, 58)

Hadithi 1567 Nga Ibni Mes’udi r. anhuma transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë:“Ta blasfemosh (shash) musli-manin është mëkat, por ta vrasësh është mosbesim (kufr).” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1570 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i sollën një njeri që ishte dehur. (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Rriheni atë!” Ebu Hurejra te ka thënë: “Disa nga ne e kanë goditur me dorë, disa me mbathësen e tyre, e disa me rrobat e tyre.” Kur rrahja mbaroi, një nga të pranishmit ka thënë: “All-llahu të marroftë!” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Mos fol kështu, mos i ndihmo shejtanit kundër tij.” Share

(Transmeton Buhariu)