Libri Rijadus Salihin

Kategoria NDALIMI I POHIMIT TË NJERIUT SE BABA E KA DIKË TJETËR PËRVEÇ BABAIT TË TIJ DHE NDALIMI I PRANIMIT PËR SUNDUES DIKË TJETËR PËRVEÇ SUNDUESIT TË VËRTETË

Hadithi 1813 Nga Jezid b. Sherik b. Tariku transmetohet të ketë thënë: “E kam parë në minber Aliun r.a. duke mbajtur hutbe dhe e kam dëgjuar duke thënë: “Jo, për All-llahun, ne nuk kemi libër tjetër të cilin e lexojmë përveç Librit të All-llahut. Ndërsa lidhur me këtë sahife (shkresë), dhe e shpalosi, eshtra deveje dhe magji tjera të ndryshme, - i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Medina është e ndalu-ar prej Ajrit deri te Theuri (vende në Medine). Kush fut një risi në Medine ose sjell një risimtar, mbi të do të jetë mallkimi i All-llahut, i engjëjve dhe i mbarë njerëzve. Ditën e Gjykimit All-llahu nga ai nuk do ta pranojë as farzin as nafilen (as të obliguarat as vullnetaret); siguria e muslimanëve ndaj të pafeve është një, e cila i përfshin të gjithë. Kush ia kthen shpinën muslimanit, mbi të do të jetë mallkimi i All-llahut, i engjëjve dhe i të gjithë njerëzve. Ditën e Gjykimit All-llahu nga ai nuk do ta pranojë as punën as drejtësinë (as të obliguarat, as vullnetaret).” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1814 Nga Ebu Dherri r.a. transmetohet se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Njeriut që me vetëdije pranon paternitetin e njeriut tjetër jashtë babait të tij, i mbetet vetëm mosbesimi; kush pohon diçka që në të vërtetë nuk është e tij, ai nuk është prej nesh dhe le të përgatitet për qëndrim në zjarr.” “Kush e thërret një njeri për të pafe (kafir), apo i thotë se është armik i All-llahut, por nuk është kështu, nuk i mbetet tjetër vetëm se të befasohet (t’i kthehet atij që e ka thënë).” 364 363 Share

(Ky citat është sipas Muslimit)