Libri Rijadus Salihin

Kategoria NDALIMI I PËRGOJIMIT DHE URDHRI I RUAJTJES SË GJUHËS

All-llahu i Madhëruar thotë:

“O besimtarë, shmanguni morisë së parashikimeve! Disa parashikime me të vërtetë janë mëkat. Dhe mos spiunoni njëri-tjetrin e as mos përqeshni njëri-tjetrin! A do dikush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Ju atë e dini se është shumë keq - prandaj, ruajuni All-llahut; All-llahu vërtetë pranon pendimet dhe është shumë i mëshirshëm.”

(el-Huxhurat, 12)

“Mos paso atë për çka nuk di! Edhe të pamurit edhe të dëgjuarit edhe të kuptuarit, për të gjitha këto me siguri ka përgjegjësi.”

(Isra, 36)

“Ai nuk belbëzon asnjë fjalë e të mos jetë afër tij vigjilenti i gatshëm.”

(Kaf, 18)

Është e domosdoshme të dihet se çdo moshërritur është i obliguar ta ruajë gjuhën e tij nga çdo e folur, përveç asaj që tregon dobi. Madje edhe atëherë, nëse është e barabartë të flitet dhe të mos flitet edhe për gjërat e dobishme, sunet është përmbajtja nga të folurit, sepse shpeshherë kuvendimi i lejuar e çon njeriun në të palejuarën apo të jopreferuarën. Kjo është praktikë e shpeshtë, prandaj është e nevojshme mbrojtja nga kuvendimet e ndaluara e të jopreferuara.

Hadithi 1519 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush beson në All-llahun dhe në Ditën e Gjykimit, le të fletë mirë ose le të heshtë.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1522 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se e ka dëgjuar Pejgam-berin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Vërtet njeriu me një fjalë të folur, për të cilën ai deklarohet (pa e menduar), mund të rrëshqa-së drejt zjarrit më larg se distanca ndërmjet lindjes dhe perëndi-mit.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1523 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Vërtet njeriu me një fjalë të folur, me të cilën All-llahu është i kënaqur, kurse ai nuk ka kujdes, do të jetë i ngritur nga All-llahu në shkallë (të nderit). Dhe vërtet njeriu me një fjalë të folur, me të cilën All-llahu s’është i kënaqur, kurse nuk ka kujdes, do të hudhet në Xhehenem.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 1524 Nga Ebu Abdurrahman Bilal b. el-Harith el-Muzenij r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Vërtet njeriu flet një fjalë me të cilën All-llahu është i kënaqur, nga e cila ai nuk ka shpresuar se do të arrijë diçka. All-llahu për këtë atij do t’ia shkruaj e kënaqësinë e Tij deri në ditën e takimit me të. Dhe vërtet njeriu flet një fjalë, të cilën All-llahu nuk e do, nga e cila ai nuk ka shpresuar se do të arrijë diçka, All-llahu për këtë atij do t’ia shkruaj zemërimin e Tij deri në ditën e takimit me të.” Share

(Maliku në Muvatta dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih)

Hadithi 1525 Nga Sufjan b. Abdull-llahu r.a. transmetohet se ka thënë: “I kam thënë: “O i Dërguari i All-llahut, më thuaj diçka që të mbro-hem me të!” Tha: “Thuaju: Krijuesi im është All-llahu, e pastaj vazhdo me ngulm (në këtë)!” Kam thënë: “O i Dërguari i All-llahut, për çka frikësohesh më së shumti mua?” (I Dërguari i All-llahut) e kapi gjuhën e vet e pastaj tha: “Nga kjo.” Share

(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih)

Hadithi 1526 Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Mos flitni shumë pa përme-ndjen e All-llahut. Sepse, shumë biseda pa përmendjen e All-llahut e vdesin zemrën. Vërtet, më së largu nga All-llahu janë ata që i kanë zemrat e vdekura.” Share

(Transmeton Tirmidhiu)

Hadithi 1528 Nga Ukbete b. Amiri r.a. transmetohet se ka thënë: “Kam thënë: “O i Dërguari i All-llahut, ç’është shpëtimi?” Ka thënë: “Zotëro gjuhën tënde, rri në shtëpinë tënde dhe qaj për mëkatet e tua.” Share

(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)

Hadithi 1529 Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a. v.s. ka thënë: “Kur zgjohet njeriu, të gjitha gjymtyrët e tij i kthe-hen gjuhës duke i thënë: “Ki frikën All-llahut lidhur me ne, sepse ne jemi me ty. Nëse ti je në rrugë të drejtë, edhe ne jemi në rrugë të drejtë, e nëse ti lajthit, edhe ne kemi lajthitur.” Share

(Transmeton Tirmidhiu)

Hadithi 1531 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “A e dini ç’është përgojimi?” (As'habët) thanë: “All-llahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri!” (Pejgamberi s.a. v.s.) ka thënë: “Përmendja e vëllait me atë që nuk i vjen mirë.” Dikush tha: “E ç’mendon, nëse ajo që flas për vëllanë tim është e vërtetë?” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Nëse është e vërtetë ajo që ti flet, atëherë e ke përgojuar, e nëse ajo që e flet nuk është e vërtetë, atëherë ke shpifur.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1532 Nga Ebu Bekri r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. në hutben e tij në Bajramin e Kurbanit në Minne, në Haxhin Lamtumirës, ka thënë: “Me të vërtetë gjaku juaj, pasuria juaj dhe nderi juaj janë të shenjta për ju, ashtu siç është e shenjtë kjo dita juaj, në këtë muajin tuaj dhe në këtë vendin tuaj. A po e kam përcjellur porosinë?!” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1534 Nga Enesi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur më ngritën në Mi’raxh, kam hasur në një popull që kishin thonjtë nga bakri, me të cilët i lëndonin fytyrat e tyre dhe kraharorët e tyre. Unë thashë: “Kush janë këta, o Xhibril?” Tha: “Ata janë ata që kanë ngrënë mishin e njerëzve dhe e kanë dëmtuar nderin e tyre.” Share

(Transmeton Ebu Davudi)

Hadithi 1535 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Muslimani në tërësi është i ndaluar për muslimanin: gjaku i tij, nderi i tij dhe pasuria e tij.” Share

(Transmeton Muslimi)