Libri Rijadus Salihin

Kategoria NDALIMI I PËRCJELLJES SË FJALËVE D.M.TH. PËRCJELLJA E FJALËVE MES NJERËZVE ME QËLLIM TË SHKAKTIMIT TË KONFLIKTEVE

All-llahu i Madhëruar ka thënë:

“Shpifës, që vetëm bart fjalët e huaja.”

(el-Kalem, 11)

“Ai nuk belbëzon asnjë fjalë e të mos jetë afër tij vigjilenti i gatshëm.”

(Kaf, 18)

Hadithi 1545 Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka kaluar pranë dy varreve dhe ka thënë: “Këta dy janë në adhab (duke u dënuar). Ata nuk janë në adhab për ndonjë mëkat të madh (sipas tyre), kurse në të vërtetë është mëkat i madh (tek All-llahu). Njëri prej tyre është përcjellës i fjalëve të huaja (shpifës), kurse i dyti nuk është ruajtur nga pikat e urinës.” Dijetarët kanë thënë: “Kuptimi i “Ata nuk janë në adhab për ndonjë mëkat të madh” d.m.th. i madh sipas tyre, dhe është thënë edhe: “e madhe është lënia e tyre.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1546 Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “A dëshironi t’ju tregoj ç’është ‘el-ad’hu’? Kjo është përcjellja e fjalëve të huaja me qëllim urrejtjeje mes njerëzve.” Share

(Transmeton Muslimi)