Libri Rijadus Salihin
Kategoria NDALIMI I NËNÇMIMIT TË MUSLIMANIT
All-llahu i Madhëruar thotë:
“O besimtarë, mos të tallen burrat njëri me tjetrin, mbase ata janë më të mirë se këta; por as gratë njëra me tjetrën, ndoshta ato janë më të mira se këto. Mos shkar-koni vetveten dhe mos i ngjitni njëri-tjetrit llagapë (të këqij)! Pas besimit është shumë keq vënia e llagapit të keq. Dhe ata që nuk pendohen, ata janë mizorë.”
(el-Huxhurat, 11)
“Vaj halli për secilin shpifës - tallës!”
(el-Humeze, 1)
Hadithi 1583 Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhenet kush ka në zemrën e tij sa një atom mendjemadhësi.” Një njeri tha: “Vërtet njeriu dëshiron që rrobat dhe mbathëset të jenë të bukura.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “All-llahu është i Bukur dhe e do të bukurën. Mendjemadhësia është refuzim i pranimit të së vërtetës dhe nënçmim i njerëzve të tjerë.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1584 Nga Xhundub b. Abdull-llah r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Një njeri ka thënë: “Për All-llahun, All-llahu nuk do ta falë këtë person!” All-llahu i madhëruar në këtë tha: “Kush është ai që sundon me Mua, që Unë mos ta fal këtë person! Vërtet Unë e fala atë, kurse ty (që pohon atë për Mua), ta shkatërrova punën tënde.”
(Transmeton Muslimi)