Libri Rijadus Salihin
Kategoria NDALIMI I MENDJEMADHËSISË DHE VETKËNAQËSISË
All-llahu i Madhëruar thotë:
“Atë botën tjetër do t’ia japim atyre, të cilët nuk lakmojnë madhështinë në këtë botë, as duan çrregullime, se ardhmëria është e atyre që i frikësohen All-llahut.”
(el-Kasas, 83)
“Mos ec mendjemadh nëpër tokë.”
(el-Isra’, 37)
“Dhe, nga arroganca, mos ua kthe njerëzve fytyrën tënde dhe rrugës mos ec kryelartë e me arrogancë, se All-llahu nuk e do arrogantin e lavdëraçin.”
(Lukman, 18)
“Karuni ka qenë nga populli i Musaut dhe e ka shtypur (atë popull) dhe ne i patëm dhënë aq pasuri sa çelësat e tij me vështirësi i kanë bartur disa vetë të fortë; prandaj populli i thonte: “Mos u entuziazmo, sepse All-llahu nuk i do ata që janë shumë të gëzuar. Dhe përpi-qu me sa të ka dhënë All-llahu, të fitosh botën tjetër, por mos e harro as pjesën tënde (përgjegjësinë tënde) në këtë botë dhe bë mirë, si të ka bërë ty mirë All-llahu, e mos bëj çrregullime në Tokë, sepse All-llahu nuk i do ata që bëjnë çrregullime.” Ai tha: “Ajo që më është dhënë, më është dhënë me dijen time.” A nuk e ka ditur se All-llahu para atij ka shfarosur disa popuj, të cilët kanë qenë më të fortë se ai (Karuni), ose edhe më shumë; Prandaj mëkatarët as që do të merren në pyetje për mëkatet e veta. Dhe doli para popullit të vet me stolitë e tij, e ata, të cilët adhuronin jetën e kësaj bote thoshin: “Eh sikur edhe ne të kishim atë që iu dha Karunit! Ai është, njëmend, fatlum.” Të mjerët ju - thoshin të diturit. Për atë që beson dhe bën vepra të mira, më i mirë është shpërblimi i All-llahut, por do t’u jepet vetëm durimtarëve. Dhe ne, atë dhe pallatin e tij e shafuam në dhe.”
(el Kasas, 76-81)
Hadithi 622 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Me tre All-llahu nuk do të flasë në Ditën e Gjykimit, nuk do t’ua falë e as s’do t’i mbrojë me rahmetin e Tij. Për ta është caktuar dënim i rëndë e i dhembshëm. Ata janë: plaku që bën zina; sunduesi që gënjen (dhe e mashtron popullin) dhe i varfëri që është mendjemadh.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 624 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Derisa një njeri me petka të bukura, i kënaqur në vetvete, me flokë të krehura, ecte me mendjemadhësi, në atë çast All-llahu i Madhëruar e fundosi në dhe, ku do të thellohet deri në Ditën e Gjykimit!”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 625 Transmetohet nga Seleme ibn el-Ekva r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Njeriu vazhdimisht ecën me kryelartësi derisa të shkruhet me tiranët, e pastaj e godet çka i ka goditur edhe ata.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)