Libri Rijadus Salihin
Kategoria NDALIMI I MASHTRIMIT DHE I TRADHTISË
All-llahu i Madhëruar thotë:
“Kurse ata, që ofendojnë besimtarët dhe besimtaret për diçka që nuk e meritojnë, ngarkohen vetë me shpifje dhe mëkat haptazi.”
(el-Ahzab: 58)
Hadithi 1587 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a. v.s. ka thënë: “Kush na drejton armën, nuk është prej nesh dhe kush na mashtron, nuk është prej nesh.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1590 Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se ka thënë: “Një njeri i theksoi të Dërguarit të All-llahut se është mashtruar në blerje. I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Atij që të shet diçka thuaj: La hilabete (nuk ka mashtrim te muslimanët).”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1591 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush e nxit (për përçarje) gruan e një njeriu apo të robit të tij, ai nuk është i yni.”
(Transmeton Ebu Davudi)