Libri Rijadus Salihin
Kategoria NDALIMI I MASHTRIMIT DHE PABESISË
All-llahu i Madhëruar thotë:
“O besimtarë, zbatoni marrëdhëniet!”
(el-Maide, 1)
“Dhe përmbushni obligimet, sepse obligimet kanë me siguri përgjegjësi.”
(el-Isra, 34)
Hadithi 1594 Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a. v.s. ka thënë: “Çdo i pabesë, në anën e prapme të tij, Ditën e Kija-metit do të ketë flamurin e tradhtisë. Shëmtia e tij do të jetë më e madhe sesa tradhtia e tij. Kujdes, nuk ka tradhti dhe pabesi më të madhe sesa pabesia e sunduesit të gjithëmbarshëm popullor.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1595 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “All-llahu i Madhëruar thotë: “Me tre njerëz do të konfrontohem në Ditën e Kijametit: me njeriun i cili premton në emrin Tim e nuk e zbaton, me njeriun i cili e shet njeriun e lirë dhe ato të holla i përdor dhe me njeriun i cili angazhon mëditës dhe, pas kryerjes së punës, mëditjen e kontraktuar nuk e paguan.”
(Transmeton Buhariu)