Libri Rijadus Salihin

Kategoria NDALIMI I KEQTRAJTIMIT TË PRINDËRVE DHE I NDËRPRERJES SË LIDHJEVE FAREFISNORE

All-llahu i Madhëruar thotë:

“A mos edhe ju, po të kishit marrë pushtet, do të shkaktonit trazira në tokë dhe do të shthurnit lidhjet tuaja familjare? Ata janë, të cilët All-llahu i mallkoi dhe i bëri të shurdhër dhe të verbër.”

(Muhammed, 22-33)

“Kurse ata, të cilët e thejnë besën e All-llahut, edhe pasi e kanë dhënë seriozisht fjalën dhe atë që u ka urdhëruar All-llahu të respektohet e mënjanojnë dhe bëjnë trazira në tokë; ata i pret mallkimi dhe vend-banimi më i keq!”

(err-Rra’d,25)

“Zoti yt ka urdhëruar që të mos adhuroni tjetër përveç Atij dhe të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre, ose të dy, përjetojnë pleqëri te ti, mos u thuaj “of!” e as mos u hidhëro, por t’u drejtohesh me fjalë respekti të plotë. Shtrij përpara tyre krahët e përul-shmërisë dhe thuaj: “O Zoti im, ki mëshirë ndaj tyre, siç kanë pasur kujdes ata ndaj meje në vegjëli!”

(el-Isra, 23-24)

Hadithi 341 Transmetohet nga Ebu Bekrete Nufej ibn el-Harith r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë tri herë: “A doni t’ju njoftoj për mëkatet më të mëdha?” Ne i thamë: “Gjithsesi, o i Dërguari i All-llahut!” Tha: “Nëse i përshkruhet All-llahut shok (shirk) dhe mos-dëgjimi i prindërve.” Ishte (ulur) i mbështetur, pastaj u drej-tua dhe tha: “Vini re, edhe rrena, edhe dëshmia e rrejshme”, dhe vazhdimisht e përsëriti këtë saqë thamë: “Ah, sikur të heshte!” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 342 Transmetohet nga Abdull-llah ibn Amr ibn el-’Asi r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Mëkatet e mëdha janë: Nëse i përshkruhet All-llahut shok (shirk); mosdëgjimi i prindërve; vrasja e njeriut dhe betimi i rrejshëm (kur të bëhet me qëllim dhe me vetëdije rrejshëm).” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 344 Transmetohet nga Ebu Muhammed Xhubejr ibn Mut’imi r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhenet ai që i ndërpret lidhjet.” Sufjani në transmetimin e tij, thotë: “Do të thotë lidhjet familjare.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 345 Transmetohet nga Ebu Isa el-Mugire ibn Shu’beja r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhëruar ua ka ndaluar (haram) mosdëgjueshmërinë ndaj nënave; moskryerjen e obligimit dhe kërkimin e asaj që nuk ju takon; dhe nëpërkëmbjen e vajzave (varrimi për së gjalli) dhe ua ka bërë të urryer (mekruh) thashethemet (kur flitet gjithçka që dëgjoni); pastaj pyetjet e shumta (për çka s’ka nevojë) dhe harxhimin e tepërt (të pakont-rolluar) të pasurisë (në vende të paparapara nga feja).” Share

(Muttefekun alejhi)