Libri Rijadus Salihin

Kategoria NDALIMI I GËNJESHTRËS

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Mos paso atë për çka nuk di!”

(el-Isra, 36)

“Ai nuk belbëzon asnjë fjalë e të mos jetë afër tij vigjilenti i gatshëm.”

(Kaf.18)

Hadithi 1550 Nga Ebu Mes’udi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “E drejta të shpie deri tek e mira, kurse e mira shpie në Xhenet. Njeriu, derisa flet të vërtetën, do të shkruhet tek All-llahu ndër të drejtët. Ndërsa gënjeshtra shpie deri në mëkate, kurse mëkatet shpien në zjarr. Njeriu, derisa gënjen, do të shkruhet tek All-llahu si gënjeshtar.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1551 Nga Abdull-llah b. Amr. b. el-Asi r. anhuma transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Personi tek i cili gjenden këto katër cilësi është hipokrit i mirëfilltë, kurse tek i cili gjendet një prej tyre, ai zotëron cilësi të hipokrizisë derisa nuk e shporr atë: -kur i besohet diçka, tradhton, -kur flet, gënjen, -kur premton, mashtron, dhe -kur është në konflikt, sillet jomoralisht.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1552 Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush mburret në rrëfimin e ëndrrave që nuk i ka parë, do të jetë i obliguar t’i lidhë dy qime, që s’mund ta bëjë kurrë. Kush e përgjon bisedën e dikujt, të cilit nuk i vjen mirë ta bëjë këtë, Ditën e gjykimit veshët do t’i mbushen me plumb. Kush krijon figura, do të dënohet dhe do të obligohet t’u japë atyre shpirt (ruh), kurse ai këtë s’do të mund ta bëjë.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 1553 Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se ka thënë: „Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Shpifja (iftira) më e keqe është që njeriu të tregojë se ia kanë parë sytë atë që nuk ia kanë parë.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 1554 Nga Semurete b. Xhundubi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut u fliste mjaft shokëve të vet: “A ka parë ndo-një prej jush ndonjë ëndërr?” Një mëngjes i Dërguari i All-llahut na tha: “Mbrëmë më kanë ardhur dy njerëz dhe më thanë: Lere çdo gjë dhe eja me ne. Unë shkova me ta dhe hasëm një njeri të shtrirë, kurse njeriu tjetër të qëndronte mbi me një gur, me të cilin në çast ia dërrmoi kokën (e atij që ishte shtrirë), duke e hedhur prej së larti mbi të. Guri në kokën e tij të dërrmuar u ndal. Njeriu që e hodhi gurin u ul ta marrë atë, kurse ai me kokë të dërrmuar për një çast u shërua siç ishte, koka e tij u kthye në gjendjen e mëparshme. E pastaj njeriu me gur e përsëriti veprimin e tij si herën e parë.” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Atyre të dyve me të cilët kam udhëtuar u kam thënë: Subhana-ll-llah (Lavdia i qoftë All-llahut), ç’është kjo? Ata të dy më thanë: ‘Vazhdo, ec!’ Kemi ecur dhe erdhëm te një njeri tjetër, i cili ishte i shtrirë në shpinë, kurse njeriu tjetër qëndronte mbi të me sharrën e hekurt. Ky e kapi atë që ishte shtrirë në shpinë, te njëra faqe (të fytyrës) dhe ia preu me sharrë një nofull deri pas qafës, një vrimë të hundës me kanxhë hekuri dhe një sy ia preu deri pas qafës. Pas kësaj, kaloi në anën tjetër të fytyrës. Dhe bëri të gjitha ato që i bëri në anën e parë. Ai as nuk e mbaroi anën e dytë, kurse ana e parë e fytyrës së tij në tërësi u shërua siç është. Njeriu me sharrën prej hekuri vazhdoi të bëjë ç’bëri më parë.” Pejgamberi më tej tha: “Unë atëherë, pasi i pashë të gjitha, thashë: “Subhan-all-llah, ç’është më këta të dy?” Dy shokët e mi më thanë:“Vazhdo, ec!”Ecëm më tej dhe arritëm më në fund te diçka e ngjashme me tennurin (furrën e përflakur).” Transmetuesi konsideron se Pejgam-beri sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “E në atë tennur kishte britma dhe zhurmë. Kur vështruam në tennur, e aty kishte meshkuj dhe femra të zhveshura, kurse flaka e zjarrit i godiste, e kur i kapte flaka, ata rënkonin. Unë sërish u thashë shokëve të mi: “Ç’është me këta!” Dy shokët e mi më thanë: “Vazhdo, ec!” Ecëm më tej dhe arritëm deri te një lumë, (Transmetuesi thotë: “Më duket se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë se: “ai lumë ka qenë i kuq si gjaku”), e në lumë noton një njeri, kurse në breg të lumit një njeri tjetër qëndron dhe kishte tubuar një grumbull të madh me gurë. E kur notuesi shkoi deri te njeriu në breg të lumit i cili kishte tubuar një grumbull të madh të gurëve, e hapi gojën e vet. Njeriu me gurë ia vendosi një gur në gojë, e ai u kthye dhe notoi dhe sërish u kthye deri tek ai. Sa herë që vinte deri te njeriu me gurë në breg, ai ia hidhte në gojë nga një gur. Sërish u thashë shokëve të mi: “Ç’është me këta të dy?” Dy shokët e mi më thanë: “Vazhdo, ec!” Ecëm më tej dhe arritëm deri te një njeri me pamje mjaft të shëmtuar, më të shëmtuarën që kam parë ndonjëherë, e tek ai ishte një zjarr, të cilin ai e ndizte dhe sillej rreth tij. Sërish i pyeta shokët e mi: “Ç’është me këtë?” Ata sërish më thanë: “Vazhdo, ec!” Ecëm dhe erdhëm deri te një kopsht, ishte i tëri në terr, e në të të gjitha llojet e luleve pranverore. Sipër kopshtit qëndronte një njeri i gjatë, aq i gjatë, saqë pothuaj nuk ia kam parë kokën, e cila për shkak të gjatësisë së tij ishte në qiell. Rreth atij njeriu kishte fëmijë, aq shumë, sa kurrë më parë s’kisha parë. Unë sërish u thashë shokëve: “Ç’është me këtë dhe ç’është me këta (fëmijët)?” Ata sërish më thanë: ‘Vazhdo, ec!’ Ecëm dhe arritëm deri te një dru i madh, të tillë më parë nga bukuria dhe madhësia kurrë s’ki-sha parë. Ata më thanë: “Hyr, ngjitu brenda”. Hymë brenda në një qytet, të ndërtuar nga tullat e arta dhe të argjendta, dhe erdhëm deri te dyert e qytetit dhe trokitëm, e kërkuam hapjen e tyre. Dyert na u hapën dhe ne hymë në qytet. Aty na pritën njerëz te të cilët njëra anë, ishte nga pamja, aq e bukur sa nuk ke parë, kurse tjetra anë aq e shëmtuar sa nuk ke parë.Shokët e mi u thanë atyre: “Shkoni dhe kërceni në këtë lumë,” uji i të cilit ishte si qumësht i pastër në bardhësi. Ata shkuan (deri në lumë) dhe hynë në të, pastaj u kthyen te ne. Shëmtia që ishte në njërën anë të fytyrës së tyre u zhduk, kurse ata u bënë me pamje shumë të bukur.” Pejga-mberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Dy shokët e mi më thanë: “Ky është Xheneti Adni, kurse kjo është banesa jote”. Shikimi im u ngrit në lartësi, kur atje një pallat, i ngjashëm me retë e bardha. Ata më thanë: “Kjo është banesa jote”. Unë u thashë atyre të dyve: “All-llahu ju bekoftë të dyve, më lejoni të hyj në këtë pallat”. Ata më thanë: “Tani për tani jo, por ti do të hysh në të tjetër herë”. U thashë atyre? “Vërtet unë këtë natë kam parë çudira. Ç’është ajo që kam parë? Më thanë: Lidhur me këtë, ne të sqaroj-më: E para: Sa i përket njeriut të parë, koka e të cilit dërrmohej me gurë, ky është njeriu që e ka marrë (në krye) Kur’anin, e pastaj e ka refuzuar dhe ka fjetur pa i falur namazet e obliguara. E dyta: Sa i përket njeriut, fytyra, nofulla, vrimat e hundës dhe sytë e të cilit nxirren, copëtohen dhe prehen, ky është njeriu që zgjohet në shtëpi të tij e pastaj vazhdon të gënjejë, saqë ajo arrin anembanë. E treta: Sa u përket njerëzve dhe femrave të zhveshura që mundohen në furrën e përflakur me flakë të zjarrit, ata janë laviret dhe lavirët. E katërta: Sa i përket njeriut notar nëpër lumë, të cilit i hidhnin gurë në gojë, ai është fajdexhi që ka ngrënë kamatë. E pesta: Sa i përket njeriut me pamje shumë të shëmtuar te zjarri, ai është Maliku, portieri i Xhehenemit. E gjashta: Sa i përket njeriut të gjatë në kopsht, ai është Ibrahimi. E sa u përket fëmijëve rreth tij, ata janë fëmijët që kanë vdekur në pastërtinë e tyre fëmijërore (fitreh).” Në transmetimin e Berkaniut thuhet: “(fëmijët) të lindur në pastërtinë e tyre fëmijërore (fitreh).” Disa muslimanë kanë thënë: “O i Dërguari i All-llahut, edhe fëmijët e idhujtarëve?” I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Edhe fëmijët e idhujtarëve.” “E shtata: Sa i përket popullit, njëra anë e fytyrës e të cilëve ishte e bukur kurse ana tjetër mjaft e shëmtuar, këta janë njerëz që i kanë përzier punët e mira dhe të këqija, por All-llahu ua ka falur punët e këqija.” Shtëpia e parë, në të cilën ke hyrë (më thanë bashkudhëtarët); është shtëpia e përgjithshme e besimtarëve. Sa i përket kësaj shtëpie, kjo është shtëpia e dëshmorëve. Unë jam Xhib-rili, kurse ky është Mikaili. “Ngreje kokën tënde”, unë e ngrita kokën time dhe mbi mua ishte diçka e ngjashme me retë. Ata më thanë: “Ajo është banesa jote”. Unë u thashë: “Më lejoni të hyj në banesën time?” Ata thanë: “Ti ende ke jetë (në botë), të cilën nuk e ke plotësuar, kur ta plotësosh kohën e saj, atëherë do të hysh në banesën tënde.” Share

(Transmeton Buhariu)