Libri Rijadus Salihin

Kategoria NDALIMI I DHUNËS DHE URDHRI PËR PENGIMIN E SAJ

All-llahu i Madhërishëm thotë:

.”.. Për zullumqarët nuk ka mik as ndërmjetës që përfillet.”

(Gafir, 18)

Dhe thotë:

.”.. Ndërkaq zullumqarët askush nuk i ndihmon.”

(el-Haxhxh, 71)

Sa u përket haditheve për këtë temë, në radhë të parë është hadithi i theksuar më parë nga Ebu Dherr-i r.a. në fund të kapitullit për “Përpjekjen, mundimin, luftimin (el-Muxhahede).”

Hadithi 208 Transmetohet nga Xhabiri r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Ruajuni dhunës (padrejtësisë), sepse dhuna është errësirë në Ditën e Gjykimit, ruajuni koprracisë, sepse vërtet koprracia i ka shkatërruar ata popuj që kanë qenë para jush: ajo i ka shtyrë për derdhjen e gjakut të tyre dhe i ka shtyrë që ndalimet (hara-met) t’i bëjnë të lejuara (hallall).” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 211 Transmetohet nga Aishja r.anha se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush bën zullum (dhunë, padrejtësi) sa një pëllëmbë tokë, do të jetë i ngarkuar me shtatë (do ta bartë në qafë në Ditën e Gjykimit).” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 212 Transmetohet nga Ebu Musa r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet All-llahu i jep jetë të gjatë mizorit, ndër-sa kur ta rrëmbejë nuk i shpëton dot”, pastaj lexoi: “Ja, ashtu dënon Zoti yt kur dënon qytete që kanë bërë mizori. Dënimi i tij është fort i dhembshëm.” (Hûd, 102) Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 213 Transmetohet nga Muadhi r.a. të ketë thënë: “Më dërgoi i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e më tha: “Ti do t’i vish një populli prej Ehli Kitabit (të cilëve u është shpallë Libri, të krishterëve a jehudëve), andaj thirri ata në dëshmi se nuk ka zot përveç All-llahut dhe se vërtet unë jam i Dërguari i All-llahut. Nëse ata i binden kësaj, atëherë mësoji ata që All-llahu i ka urdhëruar me pesë namaze çdo ditë e natë, e nëse edhe këtë e pranojnë, atëherë mësoji ata që All-llahu i ka obliguar me sadaka (zekat), të cilën do t’ua marrësh pasanikëve të tyre e do t’ua japësh të varfërve të tyre, e nëse edhe këtë e pranojnë, atëherë ruhu (mos merr) nga gjërat e çmueshme të pasurisë së tyre. Dhe ruhu nga mallkimi (nëma) i të dëmtuarit, sepse mes mallkimit të tij dhe All-llahut nuk ka perde (pengesë).” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 214 Transmetohet nga Ebu Humejd Abdurrahman ibn Sa’d es-Saidij r.a. se ka thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e angazhoi një njeri nga Ezdi, të cilin e quanin Ibni Lutbijje- për ta mbledhur zekatin. Kur ka ardhur, ka thënë: “Kjo është juaja, kurse kjo është dhuratë për mua.” Atëherë i Dërguari i All-llahut s.av.s. u ngrit në minber dhe pasi e falënderoi dhe madhëroi All-llahun tha: “Unë e kam angazhuar një njeri nga ju të ma kryejë punën me të cilën më ka ngarkuar All-llahu, e ai vjen dhe më thotë: “Kjo është juaja, kurse këtë e kam dhuratë që më është dhuruar mua. E përse nuk ka ndenjur në shtëpinë e prindërve të vet që ta marrë atje atë dhuratë, nëse është i sigurtë? Pasha All-llahun, çdokush nga ju që, pa të drejtë, merr pjesë të zekatit do të vijë në Ditën e Gjykimit duke e bartur në qafën e vet. Nëse e ka marrë devenë, do ta bartë në qafë dhe ajo me pëllitje do ta kumtojë turpin e tij. Nëse e ka marrë lopën, do ta bartë në qafë dhe ajo me palljen e vet do ta kumtojë turpin e tij. Nëse e ka marrë delen, do ta bartë në qafë dhe ajo me blegërimën e vet do ta kumtojë turpin e tij.” Pas kësaj (i Dërguari) i ka ngritur duart e veta, aq sa e kemi parë bardhësinë e sqetullave të tij, pastaj ka thënë: “O All-llahu im, a kam komunikuar (mjaft)?” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 215 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush i ka bërë një padrejtësi (zullum) vëllait të vet në nderin e tij a diku tjetër, le t’i kërkojë falje atij për të sot, para asaj kur nuk do të ketë dinarë e as dirhemë: nëse e ka një vepër të mire, me të do t’i paguhet padrejtësia; por nëse nuk do të ketë vepra të mira, atëherë do t’i merren mëkatet e të dëmtuarit dhe do t’i jepen atij (që ka bërë zullum).” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 216 Transmetohet nga Abdull-llah ibn Amr ibn el-As r. anhuma se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Musliman (i mirëfilltë) është ai nga gjuha dhe dora e të cilit janë të qetë muslimanët. Kurse muhaxhir (i mirëfilltë) është ai që i braktis plotësisht ndalimet e All-llahut.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 219 Transmetohet nga Ebu Umame Ijas ibn Tha’lebe el-Harithij r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush ia merr të drejtën një muslimani me dorën e tij të djathtë, All-llahu ia përcakton Xhehenemin dhe ia ndalon Xhenetin.” Një njeri i thotë: “Edhe nëse është ndonjë çështje e lehtë, o i Dërguari i All-llahut!? Tha: “Po, qoftë edhe një rrem nga druri i misvakut.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 223 Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “A e dini kush është i falimentuar (muflis)?” (As-habët) Thanë: “I falimentuar te ne është ai i cili nuk ka as para e as mall.” Tha: “I falimentuar i umetit tim është ai që vjen në Ditën e Gjykimit me namaz, me agjërim, me zekat, por edhe me mëkatin e sharjes së një personi, me shpifje të një tjetri, me ngrënien e pasurisë së një tjetri, me gjakderdhjen e një personi, me rrahjen e një tjetri, e kur t’u jepen atyre prej veprave të mira të këtij dhe nëse harxhohen mirësitë e tij para se t’u paguhen borxhet, atëherë do të merren prej mëkateve të tyre dhe do t’i ngarkohen këtij, pastaj edhe ky do të hidhet në zjarr.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 224 Transmetohet nga Ummi Seleme r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Vërtet unë jam njeri, ju në konfliktet tuaja më drejtoheni mua. Është e mundshme që ndonjëri prej jush është më i aftë që t’i shtrojë argumentet e veta dhe unë të gjykoj në dobi të tij, sipas asaj që kam dëgjuar. Andaj, kujt t’ia shqiptoj të drejtën e vëllait të tij, vërtet ia kam shkëputur një pjesë të zjarrit (të xhehenemit).” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 225 Transmetohet nga Ibni Umeri r. anhuma se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Besimtari është vazhdimisht në hapësirën e fesë së tij, derisa të derdhë gjak në mënyrë të palejuar.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 226 Transmetohet nga Havla bint Thamir el-Ensarije, gruaja e Hamzës r.a., se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a. v.s. duke thënë: “Vërtet disa njerëz shkelin në pasurinë e All-llahut pa të drejtë, andaj në Ditën e Gjykimit i pret zjarri i Xhehene-mit.” Share

(Transmeton Buhariu)