Libri Rijadus Salihin

Kategoria NDALIMI I DËGJIMIT TË PËRGOJIMIT DHE URDHRI I DËGJUESIT, QË E DËGJON PËRGOJIMIN E NDALUAR, QË TA NDALOJË DHE TA PËRGËNJESHTROJË ATË NËSE NUK MUND TA BËJË KËTË, OSE NËSE PËRGOJUESI NUK E PRANON, TA LËSHOJË TUBIMIN E KËTILLË, NËSE MUNDET

All-llahu i Madhëruar ka thënë:

“Dhe kur dëgjojnë ndonjë marrëzi, i kthejnë shpinën.”

(el-Kasas, 55)

“Ata, që u shmangen fjalëve të kota.”

(el-Mu’minun, 3)

“Edhe të pamurit edhe të dëgjuarit dhe të kuptuarit, për të gjitha këto me siguri ka përgjegjësi.”

(el-Isra, 36)

“Kur t’i shohësh ata që i nënçmojnë argumentet tona, ti largohu prej tyre, derisa të kalojnë në bisedë tjetër. E nëse djalli të bën të harrosh, ti pas përkujtimit mos rri më me jobesimtarët.”

(el-En’am, 68)

Hadithi 1536 Nga Ebu Derda r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush pengon që vëllait të tij t’i thyet nderi, All-llahu do ta pengojë zjarrin Ditën e Gjykimit nga fytyra e tij.” Share

(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)

Hadithi 1537 Nga Itban b. Maliku r.a. transmetohet se, në hadithin e tij të gjatë dhe të njohur, që është theksuar në kreun “Shpresa”, ka thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. është ngritur të falet dhe ka thënë: “Ku është Malik b. Duhshumi?” Një njeri tha: “Ai njeri është hipokrit, që nuk e do All-llahun as të Dërguarin e Tij.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i tha: “Mos fol kështu, a nuk e ke parë që pohon publikisht se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut për shkak të All-llahut. Dhe vërtet All-llahu ia ka ndaluar zjarrin atij që thotë: ‘Nuk ka zot tjetër përveç All-llahut’ vetëm për hir të All-llahut.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1538 Nga Ka’b b. Maliku r.a. transmetohet se në hadithin e tij të gjatë për rrëfimin e pendimit të tij, i cili është theksuar në kreun për “Pendimin”, ka thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë duke qenë ulur mes luftëtarëve në Tebuk: “Ç’ka bërë Ka’b b. Maliku?” Atëherë njëri nga Beni Seleme ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, e ka penguar guna e tij dhe shikimi në vetvete.” Pastaj Muadh b. Xhebeli r.a. i ka thënë atij: “E shëmtuar është ajo që ke thënë! Pasha All-llahun, o i Dërguari i All-llahut, ne për të dimë vetëm mirë!” I Dër-guari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e heshti këtë (dhe nuk e kundërshtoi).” Share

(Muttefekun alejhi)