Libri Rijadus Salihin

Kategoria NDALIMI I BID’ATEVE DHE I SHFAQJES SË RISIVE (NË FE)

All-llahu i Madhërishëm thotë:

.”.. Çka ka tjetër pas të vërtetës, përveç humbjes?”

(Junus, 32)

.”..Në Libër nuk kemi lënë gjë mangu.”

(el-En’âm, 38)

.”.. Po nëse nuk pajtoheni në ndonjë çështje, drejto-juni All-llahut dhe Pejgamberit.” (Do të thotë Kur’anit dhe Sunetit)

(en-Nisa, 59)

“E kjo, kjo është rruga ime e drejtë. Prandaj mbajeni këtë dhe mos pasoni rrugë të tjera, e të ndaheni nga rruga e tij.”

(el-En’âm, 153)

“Thuaj, nëse e doni All-llahun, pasomëni mua, edhe ju All-llahu do t’ju dojë dhe do t’jua falë mëkatet.”

(Ali Imrân, 31)

Ajetet mbi këtë temë janë të shumta dhe të njohura.

Sa u përket haditheve mbi këtë temë, ato janë shumë dhe të njohura, por ne do të kufizohemi vetëm në disa prej tyre:

Hadithi 173 Transmetohet nga Aishja r.a., e cila thotë se ka thënë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Kush shpik në fenë tonë atë që nuk është nga ajo, ajo gjë është e refuzuar.” Share

(Muttefekun alejhi)