Libri Rijadus Salihin
Kategoria MUSTEHAB ËSHTË VESHJA ME MATURI
Mustehab është që në veshje të ndiqet mesatarja, të mos kalohet në ekstrem, i cili vjen në kundërshtim me zakonet dhe traditat, ose nuk përputhet me mësimet e sheriatit.
Hadithi 807 Nga Amr ibni Shuajbi, nga babai i tij dhe nga gjyshi i tij, transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Vërtet All-llahu dëshiron të shohë gjurmën e begative të Tij në robin e Vet.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)