Libri Rijadus Salihin

Kategoria MUSTEHAB ËSHTË QË PËR RRUGË TË GJATA TË GJESH SHOK TË MIRË, E, NËSE UDHËTOHET NË GRUPE, TË ZGJIDHET UDHËHEQËSI

Hadithi 966 Amr ibn ShuajbI, nga gjyshi i tij përmes babait të tij, trans-meton se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Një kalorës i vetëm është një shejtan (i humbur), dy kalorës janë dy shejtanë (të humbur), ndërsa tre kalorës janë udhëtarë.” Share

(Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu, hadith hasen)

Hadithi 967 Ebu Seidi dhe Ebu Hurejra r.anhuma tregojnë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur tre veta nisen për në rrugë, le ta zgjedhin menjëherë njërin për prijës (udhëheqës) të vetin.” Share

(Transmeton Ebu Davudi me isnad të mirë - hadith hasen)

Hadithi 968 Ibnu Abbasi r.anhuma tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Shoqëria më e mirë është prej katër vetave, çeta më e mirë është patrulla prej katërqind vetave, ndërsa ushtria më e mirë është prej katërmijë vetave. Dymbëdhjetëmijë ushtarë nuk mund të pësojnë disfatë prej grupeve të vogla.” Share

(Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)